Gomari dhe Tigri


Nga Akhilesh Sengar

Gomari i tha tigrit: “Bari është blu”.
Tigri u përgjigj: “Jo, bari është i gjelbër”.

Diskutimi u ndez dhe të dy vendosën t’ia paraqesin çështjen luanit, mbretit të xhunglës.
Përpara se të mbërrinte në kthinë në pyll ku luani ishte ulur në fronin e tij, gomari filloi të bërtiste: “Madhëria juaj, a është e vërtetë që bari është blu?”.
Luani u përgjigj: “Vërtetë, bari është blu”.
Gomari nxitoi përpara dhe vazhdoi: “Tigri nuk pajtohet me mua dhe më kundërshton dhe më mërzit, të lutem ndëshkoje”.
Mbreti më pas deklaroi: “Tigri do të dënohet me 5 vjet heshtje”.
Gomari u hodh nga gëzimi dhe vazhdoi rrugën i kënaqur dhe duke përsëritur: “Bari është blu”…
Tigri e pranoi dënimin e tij, por ai e pyeti luanin: “Madhështia juaj, pse më keni dënuar mua, në fund të fundit, bari është i gjelbër?”
Luani u përgjigj: “Në fakt, bari është i gjelbër”.
Tigri pyeti: “Pse më dënon?”
Luani u përgjigj: “Dënimi nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse bari është blu apo jeshil. Amateur Porn www.amateurest.com UK. Ndëshkimi është sepse ti, një krijesë e guximshme, inteligjente, harxhon kohë duke u grindur me një gomar dhe pastaj vjen dhe më shqetëson me një pyetje të tillë, pyetje budallaqe” ( Nga fb. H.K).