Nga Ylli Meçe
JEMI SHQIPTARË
……
Ne..u rriëtm në djep druri bërë nga lisa të fortë
Ku shkembenjtë ndër male me retë ashpër grinden
Mijëravjecarë jemi e të ngulur fort në kët’tokë
Dhe shekujt kokëulur i detyruam që të binden
—
Nuk di kush për herë të parë na foli ” ar-bër”
Por dhe më mbas,nuk di kush na thirri shqiptar
Mbase ne prej ari kemi qenë gatuar e bërë
Ndofta dhe prej shqipeve që lindin luftetarë.
….
Gjithë rrugën në këmbë e përshkuam në furtunë
Dhe vrullshëm ecëm me shpatë në shtigje historie
Diku me xhubletë herë zhveshur e herë me gunë
Mbështollëm ëndërrat e jetës veshur me shpirt lirie
…
Ka ndodhur na kanë bërë të sertë e të pabindur
Na mallkuan kur mësonjtoren hapëm me deshirë
Po kush ?- Ata që për gjak ç’do kohë i ka lindur
Ata që dritës i ruhen kur mbjellin helm në errèsirë
….
Ne jemi bij të shqipes lindur për të largëta fluturime
Miqsorë me mikun sa shumë…. e gjer nè univers
Veç armiku mos u përballtë me ne në zemërime
Do të lutesha : – Atdhe ! Ndër beteja më ler të vdes !
…
E cili popull nuk nderon të jesh kaq shumë krenar !
Fèmijë e pushkë mbajtëm shtrënguar në gjoks e dorë
Ka pat kombe kokëulur se lindnin pushtues barbarë
O popull lapidar..me pak shtëpi e sa shumë deshmorë !