Kryetari i Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, vlerëson lartë punën e Kuvendi të Mësuesve të Diasporës

Nga Rexhep Rifati

Në Augsburg të Gjermanisë për dy ditë rresht ( më 9-10 mars 2024)  u mbajt Kuvendi i Mësuesve me temë “Ruajtja  e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare”. ku morën pjesë mësues, kryetar Lidhjesh të Shkollave Shqipe apo të Shoqatave, nga disa shtete si dhe nga radhët e arbëreshëve të Sicilisë, përfaqësuar nga kryetari i Bashkisë së Horës së Arbëreshëve z. Rosario Petta.

Me këtë rast për portalin tonë shkëputëm përshtypjet e Z. Rosario:
Kanë përfunduar dy ditët e punës së Konferencës Ndërkombëtare me temë “RUAJTJA E GJUHËS SË NËNËSË SË FËMIJËVE SHQIPTARË”.

Në këtë takim ku morën pjesë ekspertë të gjuhës, mësues, drejtorë të shkollave shqipe, si dhe përfaqësues të qeverive dhe konsullatave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut., vëmendje e madhe iu kushtua edhe teksteve të gjuhës arbëreshe të prezantuara gjatë konferencës, tekste këto të dobishme për mësimin e gjuhës sonë.

Puna në bashkëpunim me kolegët e Këshillit Koordinues të Diasporës së KKD-së për iniciativat për përmirësimin e gjuhës shqipe dhe arbëreshe na lejon të mbajmë të gjallë vëmendjen e popullit shqiptar për komunitetet arbëreshe të Italisë.

Shkëmbimi i njohurive dhe mundësitë e shkëmbimit me shoqatat e ndryshme shqiptare të pranishme në Itali janë veçanërisht interesante.

U befasova nga vëmendja që na kushtuan studiues dhe mësues të interesuar për të bashkëpunuar me realitetet e rrethanave tona.

Duartrokitje për organizimin e shkëlqyer të kolegut tim Vaxhid Sejdiu KKD Zvicër.
Kryetari i Bashkisë
Rosario Petta