Kaçaniku do ta kujtoj përherë me krenari, luftën heroike të djemve, vajzave dhe grave të renditur në Brigadën e lavdishme 162 “Agim Bajrami” si dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, kudo që kanë rënë, për t’i çliruar tokat e pushtuara të Shqipërisë.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, ishte arritja më kulmore në historinë tonë e cila ia ndërroi rrjedhat e historisë. Ajo e vulosi fillimin e luftës për çlirimin e Kosovës, por edhe fitoren e kësaj lufte, ndërsa familja Jashari u bë shembulli më kuptimplotë i sakrificës dhe i flijimit për lirinë e saj, në ato përmasa madhështie që i kalojnë kufijtë e reales dhe marrin konturat e legjendës.
Në kuadër të UÇK-së rol të rëndësishëm kishte edhe Brigada 162 “Agim Bajrami”.
Kjo Brigadë kishte zbatuar strategjinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Zonës Operative të Nerodimes, duke përdorur taktikën e luftës për të marshuar rrugës çlirimtare. Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ka filluar në mars të vitit 1998 me ardhjen e komandantit Agim Bajrami, i emëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Ka bërë koordinimin e vijave furnizuese për UÇK-në, ka formuar njësitë e furnizimit, ka formuar njësitin i cili ka udhëtuar më 18 korrik 1998 për në Tropojë për t’u armatosur dhe përgatitur ushtarakisht dhe ka vendosur njësitet e Kaçanikut më 5 gusht 1998 në pikën e luftës në Jezerc. Shtabi i Brigadës në kohën e Agim Bajramit nga 22 marsi 1998 deri me 10 gushtë 1998, ka vepruar në këto vende: Demnik, shtëpia e Shaban Demnikës, Selmanaj, shtëpia e Bajram Selmanit dhe Isuf Selmanit, Kukaj, shtëpia e Shaqir Kukës, Kovaqec,shtëpia e Gani Troni, Gabrricë, shtëpia e Miftar Kurtaj, Duraj, shtëpia e Avdyl Durës, Tefik Zenuni dhe Jezercë shtëpia e familjes Begaj, pas kthimit nga Jezerci, kohë pas kohe ka bërë lëvizje taktike si te: Osman Burrniku, Shefket Kuka, Ilaz Ceka, Mustaf Ceka, Brahim Ceka, Mustaf Lika, Brahim Dalloshi, Fahri Demnika, Aziz Xhokli, Haki Troni, Shefket Troni, Xhevahir Troni, Skender Troni,….etj., kurse në Jezercë nga 5 gushti 1998 shtabi i brigadës ka vepruar nën drejtimin e Agim Bajramit deri me 10 gushtë 1998, për të vazhduar pastaj deri me 30 shtator1998 në Jezerc nën drejtimin e Qamil Ilazit. Nga tetori i vitit 1998 shtabi Brigadës ka vepruar në Kovaqec fillimishtë në shtëpinë e Gani Tronit, Haki Tronit, Shefket Tronit, Skender Tronit, Xhevahir Tronit, pastaj janë pajtuar që shtabi i Brigadës të vendoset në shtëpinë e Gazmend Tronit, në të cilën nuk ka pasur banor për arsye se i njëjti ka qenë në perëndim. Të gjithë antarët e familjeve të lagjes Tronët e Poshtëm ka qenë në shërbim të UÇK-së, djem, vajza, gra dhe burra. Bazuar në planin operativ komanda ka vepruar nga shtëpitë e Izahir Çakës, Destan Demës, Xhevat Bunjakut, Shefket Palloshit, Hamdi Sallahut, Sherif Baftiu, Naim Baftiu, Xhemajl Kamishi, Osman Burrniku, Ekrem Ahmetaj, Ekrem Kuka, Bajrush Çallaku, Fahri Demnika, Aziz Xhokli, Faik Guri, Xhevdet Guri, Isa Vishit, Isen Cenës, Xhabir Elezit, Remzi Krrabës, Reshat Bunjakut. Në këto familje ka vepruar shtabi i Brigadës deri me 26 shkurt 1999, ku me vendim të komandës së Brigadës vendosen nëpër pikat e luftës në Ivajë, në shtëpinë e Naser Mulakut deri me 8 mars 1999. Pas betejës së 8 marsit shtabi vendoset në Biqec në shtëpinë Hamdi Sallahut deri me 15 mars 1999 ku shtabi vendoset te Kulla e Hasani ku ishte e vendosur Kompani e III-të nën drejtimin e komandantit të kompanisë Feriz Gurit, për të kaluar pastaj në Ivajë të Vjetër në shtëpin e Kadri Rexhës, nga këtu shtabi Brigadës vepron deri me 24 mars 1999, ku prap pas luftimeve në Ivajë dhe Masakrës në Kotlinë, shtabi vendoset te Kulla e Hasanit deri me 11 qershor 1999 ku edhe zbret në Qytetin e lirë të Kaçanikut. Bataloni i I-rë i udhëhequr nga Heset Malsiu ka vepruar nga fshati Bob deri në Biqec, komanda e batalonit të I-rë nën drejtimin e Heset Malsiut nga 26 shkurti 1999 ka vepruar nga Ivaja e Vjetër pas zhvillimeve të marsit me kompania e I-rë e drejtuar nga komandanti i kompanisë Nazmi Osmani në Lagjen Zharku, ndërsa kompania e II-të e drejtuar nga komandanti i kompanisë Muzafer Çaka ka qenë e vendosur në Bob si dhe kompania e III-të e drejtuar nga komandanti i kompanisë Feriz Guri ka qenë e vendosur në Kullën e Hasanit. Bataloni i II-të nën drejtimin e Azem Gurit nga nga 26 shkurti 1999 ka vepruar në Ivajë beri me 28 marsë 1999 për tu vendosur nga Stagova, Runjeva, Krivanjeva, stanet e Brutve e deri në Gjurgjedell. Komanda e Batalonit ka qenë e vendosur në f. Runjevë Lagja Kok dhe Berish , Kompania e I-rë në Stagovë, kompania e II-të te Stanet e Brutve kurse e III-ta në Llanishtë dhe Gjurgjedell si dhe njësitë tjera mbështetëse që kanë vepruar pranë Brigadës 162 “Agim Bajrami”kanë vepruar në bazë të planit operativ të komandës. Bataloni i III-të nën drejtimin e Rufki Sumës ka vepruar në Puset e Nikes me një kompani si dhe tjetra në Gjurgjedell.
Brigada 162 “Agim Bajrami”, në luftën çlirimtare, ka dhënë 95 dëshmorë të lirisë. Në mesin e tyre edhe dy komandantë të Brigadës:AGIM BAJRAMI dhe QAMIL ILAZI, dhe udhëheqësin e gueriles të parë ilegal të çështjes kombëtare, në Kaçanik Ismajl Raka (tani Hero i Kombit).
Më 10 gusht 1998, në luftë ballë për ballë me armikun në Gabrricë, bien heroikisht: AGIM BAJRAMI (tani hero i Kombit), BESNIK BEGUNCA (tani hero i kombit) dhe XHELADIN KURTAJ (tani hero i kombit).
Më 16 gusht 1998, bie në pritë dëshmori, Shaban Demnika.
Më 11 shtator 1998, në udhëtimin zyrtar për në Kaçanik mori plagën e lirisë luftëtari Muhamet Zenuni.
Në betejën e 28 shtatorit 1998, në Jezerc, bien dëshmorë Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu si dhe plagë të lirisë merr luftëtari Islam Hasaj.
Më 14 dhjetor 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar bie dëshmor Veli Ballazhi.
Më 15 janar 1999, në Reçak bie dëshmor Ali Beqa.
Më 21 shkurt 1999, në Han të Elezit bien dëshmorë: Gafurr Loku e Driton Loku.
Më 26 shkurt 1999, gjatë luftimeve në Puset e Nikës, plagë të lirisë marrin këto luftëtarë: Servet Kalisi, Mehmet Bilalli dhe Murat Loku.
Në betejën e 28 shkurtit 1999, në Gajre, bie dëshmor Hetem Hasaj (tani hero i kombit), ndërsa plagë të lirisë marrin këta luftëtarë: Naser Hasaj, Ekrem Ahmetaj dhe Bekim Vishi, si dhe vritet plaku 65 vjeçar Rrustem Çallaku, kurse plagoset plaku 75 vjeçar, Fejzulla Çallaku.
Në betejën e 2 marsit 1999, te Puset e Nikës, bien dëshmorë: Xhemsedin Suma (tani hero i kombit) dhe Nuri Bushi (tani hero i kombit).
Në betejën e 8 marsit 1999, në Ivajë dëshmorë, bien: Osman Luma (tani hero i kombit), Qani Luma, Raif Koraçi e Murat Lika (tani hero i kombit), ndërsa plagë të lirisë marrin këta lutëtarë: Adem Kolshi, Halil Kuka, Muhamet Malsiu, Feriz Deda, Hafir Luma, Zijadin Luma, Xhelal Lika,Veton Krasniqi, Milazim Krasniqi, Shefki Terziu si dhe vritet civili Xhemil Mulaku.
Më 9 mars 1999, në luftën Kotlinës bien dëshmorë: Milaim Loku (tani hero i kombit) e Emërllah Kuçi.
Më 24 mars 1999, në masakrën Kotlinës bien dëshmorë: Ismajl Kuçi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuçi, Xhemajl Kuçi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Mahi Loku, Cen Loku, Adnan Loku, Izija Loku si dhe civilët e masakruar të fshatit Kotlinë, më 24 mars 1999 janë: Garip Loku 45 vjeçar, Naser Fazli Loku 24 vjeçar, Vesel Vlashi 54 vjeçar, Idriz Kuçi 59 vjeçar, Zymer Loku 63 vjeçar, Minah Baki Kuçi 16 vjeçar, Sherif Kuçi 26 vjeçar, Beram Loku 27 vjeçar, Agim Loku 27 vjeçar, Ismajl Loku 25 vjeçar, Ismet Loku 22 vjeçar, Danush Kuçi 16 vjeçar, Ibush Loku 18 vjeçar, Naser Rexhep Loku 16 vjeçar.
Më 28 mars 1999, në Kaçanik bie dëshmor Blerim Dema dhe vriten këta civilë nga dora gjakatare serbo-sllave, në pragun e shtëpive të tyre, duke u martirizuar: Hajdin Bela, Adem Bela, Fatmir A. Bela, Xhevat Bushi, Rexhep Çallaku, Reshat Beqa, Nexhat S. Beqa, Vedat S. Beqa, Hamit Berisha, Shefket Dema, Halil Sopa, Ilaz Nika, Adem Bushi, Hisen Tusha, Qamil Raka, Sherife Reka-Raka (e cila nga plagët e marra vdiq në kampin e Bllacës). Po këtë ditë ekzekutohen Rexhep Teneqja si dhe vritet në shtëpi Lumije (Hajdari) Salihu, më 31 mars, Muhamet Hasani e Ramadan Elezi.
Më 4 prill 1999, bie në pritë dëshmori Razim Hasaj, duke kaluar rrugën kryesore për në Stagovë, ndërsa bie për liri me 5 prill 199 në Elezaj, mësuesi Fatmir Mustafa dhe në Gërlicë Brahim Vogliqi. Ndërsa në betejën e Rakocit më 9 prill 1999, bien dëshmorë: Fadil Çaka (tani hero i kombit), Muhamet Zeneli (tani hero i kombit), Ilir Zharku, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Jehona Raka, Reshat Shehu (tani hero i kombit), Adem Rakoci, Daut Rakoci, Avdurraman Shehu, Shefket Fera, Nevzad Çallaku, Kijani Bela, Nexhmush Elezi, Nexhmush Fera, Kadri Trena, Lumnie Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Lika – Muhaxheri, ndërsa plagë të lirisë marrin këta luftëtarë: Rrustem Dema, Besnik Bajra, Nexhmedin Brruti.
Si dhe në Lagjen e Re bien dëshmorë: Izahir Troni (tani hero i kombit), Habit Dullovi, Remzi Zharku, Raif Krivanjeva, Sylejman Kuka, Burim Rexha, Mynir Thaçi, Fatmir Horuni, Blerim Raka, Kadri Trena, ndërsa nga popullata civile u martirizuan këta civilë: Nebih H. Topojani, Zahir T. Çaka, Irfete B. Çaka, Jonuz B. Bajra, Murat S. Raka, Menduh S. Nallbani, Tefik M. Nallbani, Maksut M. Nallbani, Xhili Rexha, Hamide Z. Rexha, Mine A. Gashi, Mezrike B. Dogani, Hamit H. Shehu, Haki J. Livoreka, Xhyli B. Raka, Ekrem I. Raka, Xhemail A. Haziri, Bajrush Q. Axhami, Izjadin R. Frangu, Ilaz B. Rakoci, Osman N. Livareka, Arif S. Raka, Nebih A. Livoreka, Avdullah Sh. Burrniku, Adnan I. Gula, Rizah H. Koraçi, Bedri A. Zharku, Aziz I. Axhami, Rufki B. Mulaku, Ramadan S. Spahiu, Afet R. Bushi dhe Maliq H. Zharku.
Në Biçec merr plagë të rëndë të lirisë Fadil Bunjaku dhe ndërron jetë në spitalin e Tetovës.
Në Nikaj marrin plagë të lirisë këta luftëtarë: Shefki Guri dhe Jashar Selimi.
Në çafën e Drenushës, bie dëshmori Imer Vila, kurse në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare, bien dëshmorë: Imri Curri dhe Abush Loku.
Më 13 prill 1999, masakra në Cakaj, Lamaj Tifek dhe Sllatinë ndërsa nga popullata civile u martirizuan këta civilë: Ilir Osman Çaka 15 vjeçar, Jakup Mustafë Çaka 37 vjeçar, Mahmut Hasan Çaka 45 vjeçar, Qemajl Jashar Deda 47 vjeçar, Nazmi Elezi 29 vjeçar, Vesel Elezi 41 vjeçar, Brahim Lama 52 vjeçar, Hebib Lama 18 vjeçar, Ibrahim Lama 52 vjeçar, Izahir Ilaz Salihu 16 vjeçar, Kemajl Ilaz Salihu 29 vjeçar, Sabri Ilaz Salihu 35 vjeçar, Shyqeri Beqir Halili 46 vjeçar, po ne kete dite bien dëshmorë: Hysen Elezi dhe Ramadan Xhokli, ndërsa merr plagën e lirisë luftëtari, Ramadan Murseli.
Më 16 prill 1999, në Koshare, bie dëshmor, Zekir Dardhishta.
Më 22 prill 1999, në udhëtim zyrtar, për në Maqedoni bien dëshmorë në rajonin e Gorancës: Feriz Guri (tani hero i kombit) e Xhevdet Guri.
Më 24 prill 1999, armiku përdori edhe mënyrat më të paimagjinueshme për realizimin e krimeve dhe në ushtrimin e tyre nuk kurseu as fëmijët, siç ndodhi edhe në lagjen Koxha, ku pre e minave të kurdisura si lodra, ranë fëmijët: Osman J. Koxha, Burim F. Koxha, Edon B. Koxha, Fisnik Sh. Koxha dhe Valdet I. Koxha, ndërkaq në minat në kufi (te Livadhi i Llokmës), bie Osman Jezerci, Selbete Kuka, Miradije Kuka dhe një fëmijë 8 vjeçar, si dhe plagosen Mynyre Kuçii e një fëmijë 2 vjeçar.
Më 25 prill 1999, gjatë udhëtimit, për në Maqedoni, bie dëshmor Sakip Mulaku.
Më 27 prill 1999, në Sllatinë bie dëshmor Shaban Elezi,
Më 30 prill ’99, në Gjurgjedell bie dëshmor, Ejup Dushkaja.
Më 14 maj 1999, hasen në një pritë serbe dhe bien heroikisht në krye të detyrës në fshatin Nikoc, mëhalla e Veselëve, komandanti i Brigadës, Qamil Ilazi (tani hero i kombit) dhe bashkëluftëtari i tij Selim Shehu, , ndërsa plagë të lirisë merr përcjellësi i komandantit, luftëtari Shefket Kuka në Gjurgjedell, bien: Rizvan Bela dhe Xhezahir Bela.
Më 19 maj 1999, në Llanisht, bien dëshmorë: Hesat Axhami, Burhan Zeneli, kurse;
Më 21 maj 1999, në Runjevë, bie dëshmor Kemal Thaçi dhe në Stagovë bie Ekrem Gudaçi, ndërsa palgë të lirisë merr luftëtari, Rrahim Sadiku, kurse dy ditë më herët plagën e lirisë merr luftëtari Rufki Krraba. Në këtë ofensivë, nga forcat serbe, u martirizuan këta civilë: Hanife Gudaçi- 77 vjeçare, Fitim Gudaçi- 7 vjeçar, Brahim Dashi- 31 Vjeçar, Hamdi Dashi- 53 vjeçar, Ramadan Dashi- 58 vjeçar, Ramush Jaha- 75 vjeçar, Hanife Jaha- 94 vjeçare, Fahri Mani- 56 vjeçar, Selvije Krivanjeva- 89 vjeçare, Sevdije Guri- 54 vjeçare, Bahrie Elezi- 56 vjeçare, Baki Bela- 72 vjeçar, Ibush Rrushi- 59 vjeçar, kurse civil të plagosur: Beredin Dashi, Shukri Dashi, Lirije Krraba, Mevlide Sallahu, Nerimane Gudaçi, Fikrije Gudaçi, Shefije Bruti.
Më 22 maj 1999, në Dubravë të Istogut, në burg pushkatohen: Avdylgafurr Luma (tani hero i kombit), Danush Kurtaj (tani hero i kombit), Mejdi Dalloshi, (tani hero i kombit), Tefik Raka (tani hero i kombit) dhe Suad Brava (tani hero i kombit), kurse të mbijetuarit e kësaj masakre: Shaban Qupin, Fatmir Kurtaj, Hasan Dalloshin, Valon Berishën, Shefket Topojanin, Sherif Berisha, Sabedin Asallari, Shefket Beqa dhe Qamil Abazi i transferojnë në burgjet serbe në Serbi.
Më 25 maj 1999, në Kukaj bien dëshmorë: Shaqir Kuka e Sakip Hysa, në Biçec bien: Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani (tani hero i kombit), Avdullah Baftiu, ndërsa plagë të lirisë marrin luftëtarët: Zekirija Vishi, Mustafë Bunjaku, Afet Dalloshi, Xhemil Dalloshi dhe Ferid Guri, nga popullata civile u martirizuan këta civilë: Milaim Vishi, Rrahim Vishi, Sylejman Guri (të kidnapuar dy javë më parë), Hajrush Qorri me fëmijët: Fetije e Artan Qorri, Rexhep Qorri, Ali Tusha, Xhemajl Tusha, Sami Tusha, ndërsa Faton Qorri u plagos rëndë. Si dhe gjatë muajit maj nga Nebih (Hasim) Topojani forcat serbe janë martirizuar këta civilë: Fadil (Nazmi) Berisha, Emine (Abaz) Bushi- Gashi, Xhemajl (Adem) Haziri, Sherif (Sylejman) Kuçii, Isen (Nebih) Suma, Shaip (Sadri) Malsiu, Ramadan (Isen) Mulaku, Xhemil (Ramadan) Mulaku, Ibadete (Bajram) Reka – Shehu, Zylbehar (Rizah) Reka, Ramadan (Isen) Rexha, Ali (Faik) Sallahu, Adem (Qahil) Sallahu, Zejnepe (Ramadan) Tafili, Zenete (Ibrahim) Tafili, Aziz (Islam) Axhami, Bajrush (Bedri) Tafili, Avdullah (Shaip) Burrniku, Rafiz Curri, Rushit (Elmaz) Luta, Asan (Selam) Hasallari, Faik (Rizah) Kiki, Januz Kaloshi, Xhevat (Shukri) Bushi, Nerimane (Nuhi) Guri, Tahir (Rrahman) Guri, Rexhep (Maksut) Teneqja, Menduh (Shabi) Bushi, Demir ( Selman) Sylejmani, Fadil (Nebih) Dernjani.
Në prag të lirisë, më 3 qershor 1999, bie në krye të detyrës Kemajl Kolshi, si dhe pas çlirimit gjatë pastrimit të fushave të minuara nga forcat serbe bie në fushë të minuar luftëtari Sami Malsiu dhe merr plagë të rëndë të lirisë.
Më 25 tetor 1999, në krye të detyrës bie dëshmor, Avni Shehu (tani hero i kombit) me bashkëluftëtarët: Naim Beka (tani hero i kombit) dhe Agim Matoshi (tani hero i kombit) dhe një vit pas marrjes së plagës së lirisë ndërron jetë luftëtari Ekrem Ametaj. Gratë dhe vajzat ishin mjaft të pranishme edhe në njësitë e tyre nga skuadra deri në nivel Brigade. Gratë dhe vajzat shqiptare, duke jetuar në kushte dhe rrethana të veçanta historike dhe shoqërore, historikisht ishin aty ku i thërriste zëri i atdheut. Prandaj edhe në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ato do të bëhen pjesë duke luftuar në të njëjtën kohë. Ato u radhitën në radhët e UÇK-së, jo vetëm për ta fisnikëruar atdhedashurinë, por edhe për ta fituar lirinë e tyre, si dhe vendin që do tu takonte në shoqëri e në shtetin që do të vinte bashkë me çlirimin. Gratë dhe vajzat luftëtare, dëshmore dhe heroina të UÇK-së janë: Mukadeze Lika-Muhaxheri, Lumnie Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu.
Mukadezja – nene e katër femijve dashuria ndaj atdheut mbizotëroi mbi dashurinë prindërore. Këtu shihet madhështia e nënës shqiptare që lufton për lirinë e Atdheut të fëmijëve, të popullit të saj.
Lumnija e Jehona – studente, ishin të vendosura, i kishin gjithmonë të qarta vendimet e tyre, kishin një qëndrim nga natyra që përshkruante personazhin e vajzave inteligjente, vajzave të edukuara mirë, të ndershme. Dëshironin që gjithmonë të jenë të sigurta në peshën e veprimeve të veta. Guximin që kishin këto dy dëshmore bëri që ato të gjenden në çdo situatë të luftës së pandalshme përballë çdo rreziku.
Emsalja – semimaturante, gëzimin më të madh në jetë ajo e përjetoi ditën kur me 20 mars 1999 veshi uniformën e UCK-së, kur puthi flamurin kombëtarë, duke dhënë betimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke u radhitur në UÇK.
Më 11 qershor 1999 pas operacioneve të shumta luftarake, arritën që ta marrin qytetin e Kaçanikut njësitë e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, kështu që njësitë e Batalionit të II-të e ngritën flamurin kombëtarë në ndërtesën më të lartë. Pastaj komandanti i Batalionit të II-të Azem Guri jepe detyra që me kujdes të veqantë të kontrollohen rrugët e qytetit, sidomos rrugët që hyjnë në qytet dhe vendosen pikat e kontrollit. Njofton komandën e Brigadës për marrjen e kontrollit të qytetit dhe kërkon udhëzime për veprime të mëtutjeshme. Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” zbretë në qytet në orët e hershme të mëngjesit të 12 qershorit, takon komandantin e Batalionit të dytë jep uhdëzime për veprime në qytet dhe i’u uronë mirëseardhje trupave Angleze në kuadër të KFOR-it duke i’u afruar bashkëpunim. Për të ardhur deri te kjo ditë, rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ishte e gjatë dhe plot me sakrifica, por ajo ishte edhe e lavdishme. Ajo zhvilloi luftime të përgjakshme në tërë territorin e Kaçanikut me rrethinë. Në tërë territorin gjeografik të Kaçanikut, përveç luftërave të ashpra frontale kundër një ushtrie përpjestimisht më të madhe me një ushtri shumë më të vogël dhe të pabarabartë, kuptohet edhe me gjakun e shtrenjtë të kësaj popullate: të fëmijëve, të grave, të pleqve, të luftëtarëve trima, kjo hapësirë shërbeu edhe si urë kaluese jo vetëm e udhëheqësve të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, por edhe urë transportuese e pajisjeve të mjeteve luftarake për tërë ushtrinë çlirimtare të Kosovës.
Lufta që bëri UÇK-ja është një luftë heroike, luftë për liri e pavarësi, për përparim e për dije, për nder dhe për dinjitet. Pa kryengritjen e armatosur të kësaj ushtrie, nuk do të kishim çlirim, nuk do të kishim Kosovë të lirë, nuk do të kishim Kosovë demokratike dhe nuk do të kishim Kosovë sovrane. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte faktori kryesor e përcaktues i kësaj fitoreje. Kjo ushtri e çliroi Kosovën. Kjo ushtri e solli lirinë. Kjo ushtri i pësoi dëmet. Nga kjo ushtri ranë mbi 2000 dëshmor (djem, gra dhe vajza) të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare. NATO-ja në krye me SHBA-në ishte faktor ndimues që e shpejtoi çlirimin përfundimtar.
Lavdi të rënëve për liri, nderë dhe respekt invalidëve, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve me dhunë dhe popullit që e përkrahu luftën çlirimtare! Gëzuar 11 qershori-Dita e çlirimit të Kaçanikut.
Hajrush Kurtaj, Luftëtarë i Lirisë, Zv.komandant i Brigadës, komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami dhe aktualisht Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Vlerësim në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (Nga Radio Kosova e Lirë).