Mirënjohje kryesisë dhe mësimdhënësve të LAPSh-it në Bavari, për përmbylljen e suksesshëm të vitit shkollor 2023/24

Përshëndetje e rrugë të mbarë për në atdhe dhe pushime të këndshme, kudo që jeni, mësimdhënës, kryesi e nderuar e LAPSh-it!

Viti shkollor në Republikën e Bavarisë përfundoi më 26 korrik, gjithashtu edhe LAPSh-i suksesshëm përfundoi këtë vit shkollor, që disa mësimdhënës/e të mësimin plotësues në gjuhën shqipe veçse kanë mbaruar ditë më parë, të mbështetur në rregulloren e LAPSh-it.

Gjatë këtij rrugëtimi, kryesia e LAPSh-it bashkë me ju mësimdhënës të nderuar, kemi kaluar nëpër sfida të ndryshme për gjatë këtij viti, nga mësimdhënia e deri te mësimnxënia, angazhimi për rritjen e numrit të nxënësve, shtimi i klasave dhe diku-diku rënia e numrit të nxënësve.

Me të gjitha këto sfida kemi arritur ta festojmë Ditën e Mësuesit – “7 Marsin” dhe organizimin e konkursit të diturisë, që është mbajtur më 14 korrik, ku morrën pjesë 20-të klasa të nivelit të parë dhe 11-të të nivelit të dytë dhe për ta përmbushur planin vjetor, në tetor kemi planifikuar mbajtjen e seminarit.

U kemi shpërnda dëftesat për nxënës të cilët kanë vijuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe, gjithashtu nxënësve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në konkursin e diturisë ju kemi nda certifikata për pjesëmarrje. Nxënësit të cilët janë kualifikuar për vendin e 1, 2 dhe 3-të ju kemi nda certifikata në bazë vendit që kanë fituar dhe dhuruar nga një libër dhuratë, si dhe për mësimdhënësit të cilët kanë kontribuar në konkursin e diturisë ju kemi nda mirënjohje.

Këto dy organizime, të cilat ishin të planifikuara në planprogramin vjetor të LAPSh-it në Bavari, u përfunduan me suksesin më të mirë! Po ashtu pjesëmarrjen e juaj në takime të organizuar nga shoqata me komunitete për të huaj “Morgen V.”, duke i përfshirë edhe aktivitetet tjera, që keni qenë pjesëmarrës me nxënësit e juaja, në manifestimet e festave kombëtare dhe tjera; të gjitha këto suksese të arritura u bënë në saje të vullnetit, angazhimit dhe punës suaj!

Andaj për punën dhe angazhimin tuaj ju jemi mirënjohës!
Këtë përshëndetje mirënjohje e bëjë në emrin të Këshillit të Arsimtarëve dhe të kryesisë së LAPSh-it!
Për fund ju uroj pushim të këndshëm!
Rrugë të mbarë për në  atdhe apo kudo që shkoni!

Mustafë Krasniqi-koordinatori