Gazetare: Ilmie Durmishi Islami
Nxënësit e Shkollës Shqipe, klasat në Memmingen, ishin të pranishëm në Festën Kulturore (“Fest der Kulturen”) të qytetit të Mimingenit, të cila mbahet për çdo vit me pjesëmarrjen e komuniteteve jo gjermane dhe atë gjermane. Në mesin e këtij Komunitet ishte edhe komuniteti shqiptar, i cili mori pjesë me nxënësit e shkollës shqipe, të cilët përformuan me dy valle shqipe: “Kur kërcen Napoloni” si dhe me Vallen e “Rugovës”.
Në këtë eveniment festues u shpërfaq tradita, fryma e kulturës shqiptare në marrashin e nxënësve, të cilët marshuan qytetit me veshje kombëtare, simbolet, flamuri kuq e zi, me plisa dhe shamikuqet.
Kjo paraqitje e nxënësve, të veshur me veshjen kombëtare, u mirëprit dhe u përcoll me duartrokitje të shumta nga të pranishmit, e cila ishte përgatitur me një skenografi të bukur, të realizuar nga koreografët: Silva Marku dhe Avdyl Krasniqi.
Nga organizatorët e „Fest der Kulturen“ u përcoll më vëmendje si dhe ua tërhoqën vëmendjen dy vallet e luajtura nga nxënësit e shkollës shqipe të Memingenit, të cilat ishin të pëlqyera shumë nga organizatorët. Kështu që nxënësit u ftuan të marrin pjesë në një festë tjetër, që do të organizohet me 8 korrik në qytetin e Memingenit, në festën “Stadtteilfest”.
Ky manifestim zgjoi edhe një interes tjetër te prindërit shqiptarë, të cilët nuk i kishin fëmijët në shkollën shqipe; Por që u interesuan për procedurat e regjistrimit të fëmijëve në Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe, të cilët nga ky eveniment festues u zotuan se fëmijët do t’i dërgojnë në shkollën shqipe.
Mësimdhënëset e shkollës shqipe të Memingenit falënderuan Këshillin e Prindërve, për përkrahjen që po i japin shkollës shqipe dhe për ndihmesën që i dhanë në realizimin e pjesëmarrjes në këtë manifestim. Falënderim të veçantë për firmën A+ S Bau, me pronar Sefer Kadriaj, i cili ka dhënë dhe po jap kontribut të jashtëzakonshëm për Shkollën Shqipe. Në këtë rast ai ofroj shtëpinë e tij për prova , që nxënësit të jenë sa më të përgatitur. Po ashtu edhe për kontribuuesin e përhershëm firmën „Graniti“, me pronar Granit Sokoli dhe prindërit Muharrem dhe Anita Aliu.
Shtypni mbi foto, për t’i përcjellur vallet