Në Mynih të Gjermanisë u promovua monografia “Gazmend Zajmi një jetë për Kosovën” i autorit Nuhi Bytyçit

uraebashkuar

Dje, më 28 06.2024, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih, në prani të bashkëkombësve u promovua monografia “Gazmend Zajmi një jetë për Kosovën” i autorit, gazetarit dhe publicistin Nuhi Bytyçi si dhe u shfaq dokumentari mbi jetën dhe veprën e akademik Gazmend Zajmi, të përgatitur nga vet autori i monografisë.

Promovimin e librit e hapi konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura, kurse për librin foli profesor Mustafë Krasniqi dhe autori i librit Nuhi Bytyçi, të cilët si theks të veçantë kishin nxjerrjen në pah veprimtarin e tij patriotike e atdhetare, të Gazmend Zajmit, që ishte me vlerat e larta të një intelektuali të guximshëm e me vizion të qartë mbi të ardhmen e kombit shqiptar, konkretisht për lirinë dhe largimin e përjetshëm të pushtuesit serbë nga trojet shqiptar.

Pas fjalës së autorit të librit të interesuarit shtruan pyetje rreth librit, ndër shumë pyetjet ishin edhe këto: Se sa është shkruar apo folur për profesor Zajmin dhe, a është menduar që ky libër të përkthehet në gjuhët e huaj e shumë pyetje tjera?

Pas përfundimit të promovimit të interesuarit pritnin në radhë për ta marrë librin bashkë me nënshkrimit e autorit, ndërsa konsulli i përgjithshëm i ftoi të pranishmit të shërbehen me pije dhe me përgatitje të ushqimit tradicional, që ishin përgatitur nga stafi konsullor.