Në Turneun e Madh të Futbollit “ZVICËR 2024″

uraebashkuar

Nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër, më 22 shtator 2024, në prani të prindërve dhe të bashkëkobësve do të garojnë dhe do të festojnë. Turneun e organizon UKSHFZ – UNIONI I KLUBEVE SHQIPTARE TË FUTBOLLIT NË ZVICËR në bashkëpunim me L.A.P.SH “Naim Frashëri” Zvicër dhe Departamentin e Diasporës të Republikës së Kosovës.

Në Turneun e Madh të Futbollit “ZVICËR 2024”, marrin pjesë edhe yjet e futbollit shqiptar dhe shumë sportistë me renome ndërkombëtare, të cilët bashkë në fund të garës, do t`i shpërndajnë medaljet nxënësve të shkollave shqipe në Zvicër.

Turneu zhvillohet me 22 Shtator 2024, duke filluar në ora 08.30, në adresën:
Sportplaz Altfeldweg 10,
5702 Niederlenz