FTESË
Të nderuar bashkatdhetar, grupi iniciues bashkë me Këshillin e Prindërve, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer për fillimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Nyrnberg me rrethinë, ju fton të jeni të pranishëm në manifestimin solemn, për hapjen e shkollës shqipe.
Të pranishëm do të kemi nxënës, prindër, bashkëkombës, shoqata dhe mysafir e përfaqësues institucional të atdheut.
Në këtë takim do të shpërndahen libra, për nxënësit të cilët do të vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, që janë donacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të ftuar janë edhe përfaqësuesit e dy Konsullatave tona shqiptare në Munih; KMPGSH-në në Bavari, dhe Klubin Letrar “Martin Camaj”, i cili do të na nderon me krijimtaritë e tyre poetike.
Manifestimin do ta përcjellin RTK-ja dhe TV Syri.
Takimi mbahet në lokalin e BISH “Bashkimi”, e cila po e përkrah shkollën shqipe me mësim plotësues, më 10.11.2018 në ora 15:00
Adresa:Zufuhrstr. 11
90443 Nürnberg
Këshilli organizativ mbetet me shpresë se, ftesës sonë do t’i përgjigjeni!
Këshilli Organizativ
Nyrnberg me rrethinë