
Shkruan: Mustafë Krasniqi
RREZJA E KOMBIT
(Z. Pajaziti)
Trimëria juaj rigjalloi at-dhenë
Zhapinjë tej përtej fërgëlluan
Je shkëmb, gjokslis e shqiponjë
ku tretën tiranët, a thua ku mrizuan!?
Ti o hero, rreze e kombit
Rrugës së lirisë i pandalur
Me pushkë mbi supe brohorit:
Liria nuk vjen, thyer e përkulur!
Nga krism’ e pushkës parë
Gjer në diellin e urtisë
Krisma kushtrimi lajmëtarë
Jehonë e pritur e lirisë