Nga uraebashkuar
Sot Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar bastisje në lokacione të ndryshme të Prishtinës, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Gjatë kësaj bastisje ka pasur edhe të arrestuar nën dyshimin për ‘’Keqpërdorim të detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.
Të arrestuar janë tre persona me inicialet: R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar dyshohen për veprat penale. Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale, të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.
Sipas Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit do të dërgohen në mbajtje për 48 orë dhe brenda afateve ligjore do të bëhet kërkesë për përcaktimin e paraburgimit, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.