Sot, në moshën 70 vjeçare ndërroj jetë poeti Adem Gashi

Nga Uraebashkuar

Sot, në mëngjes ndërroj jetë shkrimtari, poeti, prozatori nga Drenasi, Adem Gashi, në moshën 70-vjeçare. Njeriu i lertrave  i cili pas vete la një bagazh të madh të krijimtarisë letrare dhe një veprimtari atdhetare, i cili më 1982 burgoset nga politika shoveniste serbe.

Adem Gashi u lind në fshatin Nekoc të Drenasit, i cili shkollën fillor dhe të mesëm i mbaroi në vendlindje dhe në Komoran, Normale dhe studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe i kreu në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, ndërsa në vitin 1973 punësohet si arsimtar në fshatin Nekoc. Kurse më 1977 punësohet në Radiotelivizionin e Prishtinës, e më 1996 punonte në revistën ORA.

Po këtë vit (1996) emrohet drejtor i TV në Tiranë, në programin Satalitor deri në vitin 1999. Pas largimit të forcave pushtuese serbe, 1999 emërohet drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës, po këtë vit zgjidhet nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa në vitin 2001 zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili këtë post e mbajti deri më 2005.

Adem Gashi ishte edhe një kritik i mirë i veprave letrare, sidmos në poezi; Botimi i tij i parë ishte librit me poezi “Pranvera”, botuar në revistën “Pionieri” në vitin 1966. Veprave tjera të tij poetike janë “Pa ombrellë” 1982, “Duke punuar autoportretin” 1985, “Dorëshkrim i djegur” 2000, “Lulet e vetmuara” 2001, “Lady Mak(th)beth” 2006, “Kthimi i pamundur, Lady” 2013, “Labirinthet e makthit” 2015. Disa nga veprat e tij janë shpërblyer me çmime kryesore në vend e janë përkthyer në gjuhë të huaja. Ndërsa në vitin 2022 i ndahet Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të republikës së Kosovës.