TA NJOHA ZËRIN

Shkruan: Mustafë Krasniqi

TA NJOHA ZËRIN
(Afrim Zhitia)

Të njoha
Burrë
Trim
Shok

Të njoha
Shok të sakrificës
Shpërndarës afishesh.

Të njoha
Udhëtar
Orator
Prijës në demonstratë.

Ta njoha grushtin e ngritur
Qëndresën, heshtjen
Për shokët e vrarë.

Ta njoha zërin
Në mes të shumtëve
Or çlirimtar
i Shqipërisë etnike!