Shkruan: Mustafë Krasniqi
TRENI I VDEKJES
Në mot t‘ligë
t’hante rruga në tren,
e, pa bileta udhëtarët
udhëtonin për në ferr.
T’ishim në ëndërr,
u lutën
për shpëtim
njerëzit e zhytur
në baltën e kuqe
pa bileta.
Edhe kronisti
i venitur
u lut,
n’zot e qiell,
të kthehen të ikurit
nga balta e nëmur!
Treni i vdekjes
morri udhë pakthim,
të dëbuarit u kthyen
për dritë.