Ish- Presidenti i 42-i SHBA-së Bill Clinton, dje arriti në Shqipëri, ku u prit nga kryeministrin Edi Rama në Aeroportin “Nënë Tereza”, që dhe ishte vizita e parë në Shqipëri. Po ashtu me një ceremoni zyrtare u nderua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili mbeti pa fjalë nga një surprizë që iu bë para kryeministrisë. Clinton ndër të tjera theksoi se jeton në New York, ku takohet me shumë shqiptarë dhe shtoi se në ato ditë kur u konfirmua ardhja ime në Shqipëri, të gjithë e dinin më mirë se unë agjendën time në Tiranë, tha Clinktoni.
Clinktoni foli edhe për situatën në Kosovë, ku ndër të tjera i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të tregohet më e matur dhe t’i tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse, duke iu referuar të drejtave të pakicave serbe në Veri. “Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi”.