29 vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Për ta dëgjuar këngën, shtypni mbi foto

29 vjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, trimat që me këngën “të gjallë nuk do të biem në dorë të armikut“, qëndruan heroikish përball makinerisë policore të ish Jugosllavisë dhe, pas një luftimi të gjatë ranë heroikisht, me 2 nëntor 1989 në Bregun i Diellit.

Biografia e Afrim Zhitis

Shkruan : Teuta Zymberi

Pëfr ta dëgjuar këngën, shtypni mbi foto.

Afrim Zhitia, lindi më 14 shkurt tëvitit 1965 dhe ra dëshmorë më 2 nëntor 1989, është dëshmor i popullit shqiptar.Afrim Zhitija është i lindur në fshatin Llugë të komunës së Podujevës në Kosovë.

Ishte një nga aktivistet dheorganizatorët e Lëvizjes Popullore te Kosovës të viteve të 80-ta. Me 2 nëntor1989 Lagjja Bregu i Diellit ne Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesite LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikishtAfrimi së bashku me Fahri Fazliun.

Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishteinkurajim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyreishin idolë dhe shembull si të mbrohej atdheu. Me 11 gusht 2007 në fshatin evendlindjes të Afrim Zhitisë u vu Gurëthemeli i Vendit përkujtimor memorandues,ku morën pjesë shumë bashkëveprimtar dhe luftëtar te lirisë si dhe politikanelokal dhe kosovar te përcjellore nga mediat kosovare.

  Më tepër … Afrim Zhitia Biografia

 Më8 tetor 1983, Afrimin e përcjellin ushtar në Banjallukë. Pushteti na pati në syneve si kundërshtarë të rrezikshëm të tij. Afrimi sikur e trashëgoi rrugën egjyshit-Sylë Durmishit. Edhe babën tim e vranë çetnikët serbë. Me 11 janar 1984pas vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Afrimi më lajmëron në telefon se ekanë marrë në pyetje hetuesit e gjyqit ushtarak.

Dhe më 14 shkurt 1984 e burgosin dhe netek mbas 6-8 ditësh informohemi se Afrimin e kishin sjellë në burgun ePrishtinës. Nga Prishtina e çuan në burgun e Mitrovicës. Gjashtë muaj nëhetime. Vizitat kanë qenë vetëm tre minuta. Më kujtohet kur gjykatësi, AhmetAhmeti më thoshte për Afrimin: “ A po shkon me pa kasapin

 “ KURRË NUK DO TË PENDOHEM!

 Medatën 19 gusht 1984, Afrimi del në gjykim me grupin e Sejdi Veselit. Afrimiishte shumë i ri. Ende nuk i kishte mbushur 19 vite. Prej njëzet vetëv që ishindënuar ka qenë më i riu .

 Dhe si i ri që ishte në moshë, gjykatësi AhmetAhmeti e pyeti: “ Afrim ti je shumë i ri, a pendohesh për veprën që e kebërë? Jo, nuk pendohem dhe kurrë s’do të pendohem. Edhe gjatë vuajtjes sëdënimit do të punoj për Kosovën e lirë, do të punoj deri në vdekje .jehoi përgjigjae Afrimit.

 Gjykatësi iu kërcënua me këto fjalë: A e dinqë je para gjyqit? Por, Afrimi shumë i vendosur i thotë gjykatësit: Unë ipërkas popullit dhe vetëm populli mund t’i dënojë bijt e tij, e jo ky gjyq!

 BETIMI PARA FLAMURIT KOMBËTAR

 Pas pyetjes së gjykatësit, se, a e ka dhënëbetimin, Afrimi përgjigjet: Kurrë më i lumtur s’kam qenë, se atë ditë kur ubetova para flamurit kombëtar me yll në Bregun e Diellit. Në ditën e fundit tëgjykimit, Afrimi u dënua më 8 vjet burg. Afrimin e çuan në burgun e Mitrovicës.

Mbas një kohe ende pa i bërë shtatë muaj,atë e transferojnë në kampin “ Zabella “ në Pozharevc të Serbisë.Kushtet ekonomike në atë kohë ishin të rënda, ishte ajo kohë kur njerëzit nuk ikuptonin të gjitha problemet. Kam kërkuar paketë të thatë për të shkuar nëvizitë tek Afrimi, por s’më kanë dhënë. Vizitën e kishim çdo muaj në ora shtatëtë mëngjesit, mirëpo ne familjarët prisnim deri ora tre pasdite. Ky ishtemaltretim për ne. Në muajin maj shkova prapë.

Afrimin e kishin dënuar me qëndrim njëmuaj në qeli. Kishin caktuar ndalesë tre muajshe për pakot nga shtëpia! Tremuaj pa asnjë letër! Vizitat gjysmorëshe i kishin shkurtuar në 15 minuta! Nëkëtë vizitë djalin e pashë vetëm pesëmbëdhjetë minuta! Ishte dobësuar mjaftshumë dhe vetëm në bazë të dhëmbëve e njoha se është Afrimi! 

GREVA TETËDITËSHE E URISË

 Mbas një muaji në qeli, Afrimi u bashkohetshokëve në grevë të urisë në shenjë proteste për shokët e tyre, Fadil Vatën ( ngaSuhareka ) dhe Sami Kurteshin ( nga Gjilani ), të cilët i kishin futur në dhomëme narkomanë dhe homoseksualë. Në grevë merrnin pjesë edhe Beqir Beqa, NezirMyrtaj, Bardhyl Berisha etj. Ne u informuam për grevën e bijve tanë dhe shtatëprindër shkuam te Vesel Latifi për t’u ankuar.

 Mirëp, Vesel Latifi nuk na pranoi në bisedëdhe shkuam tek Kolë Shiroka, atëherë kryetar i Komitetit Krahinor, por edhe aina përzuri. Afrimi i mban 4 vite burg. Më 14 shkurt lëshohet nga burgu. Poredhe pas lirimit, Afrimi vazhdon punën e Lëvizjes duke mos u ndarë në asnjëçast nga kërkesa e Kosovës Republikë…( edhe pse kërkesa për bashkim kombëtarishte e ngulitur qysh atëherë në trurin e Afrimit). Baca Osman, i cili qëndronshumë i fortë gjatë rrefimit të tij për djalin, sikur i mbushen sytë me lot dhesikur në një anë i qeshin sytë, sepse duket krenar derisa i rrëfen të gjithakëto peripeti që kishte përjetuar bashkë me me Afrimin. . ..

Më kujtohet kur u vra Ali Ajeti. U ulapara shtëpisë dhe fillova të qaj. Afrimi erdhi e më pa me lot në sy: “ Ah,babë, me lot s’ka asgjë. Lirinë s’ta falë askush… Liria pa gjaks’vjen…“ Ku është nëna , më tha, se nënën e donte shumë. Por, mu afruadhe prapë më tha: “ Po, babush, sikur të ndodhte, Ty, më e madhe?!“

 PËR HERË TË DYTË USHTAR

 Pas daljenga burgu, Afrimi, qëndron një vit etetë muaj. Më 18 qershor 1989 për herë të dytë Afrimin e marrin ushtar nëShibenik për t’i kryer muajt e mëparshëm. Më 13 shtator 1989 vjen në pushim dyditësh. Ai erdhi bashkë me shokun e tij më të ngushtë, Fadil Vatën dhe biseduantërë natën.

 Ndërkohë edhe djali i vogël, Naimi pas dyditësh shkonte ushtar në Maribor. Afrimi e përcolli Naimin dhe atë natë nuk ukthye. Erdhi të nesërmen në ora dhjetë mëngjes.

 NISJA NË ILEGALITET

 Kur do të nisesh Afrim i thashë: “ Në ora17:30 minuta…“më tha. Pse e do më shumë nënën se babën, i thashë duke epërqafuar. “ Babush, unë ju dua të dyve, por femrat tona kanë qenëgjithmonë të shtypura „. Na përqafoi të gjithëve me mall. Ma shkruaj njëletër , i thashë. “ Do të shkruaj…mos u bëj merak…“ishte fjala efundit e Afrimit

. Dhe më datën 27 qershor 1989, policiaerdhi ta kërkojë Afrimin në shtëpi, sepse Afrimi nuk ishte kthyer në garnizon!Tre javë pa u vrarë Afrimi, në Gjermani vranë djalin e axhës së Fahri Fazliut.Shkova për të parë në Podujevë, aty ishte edhe Fahriu. Unë as që e kam ditur qënjihen me djalin tim. Kur kam dalur më ka përcjellur dhe më rroku për krahuduke më thënë: “ A e ke parë Afrimin? A po vinë të kontrollojnë policia?

Mos u mërzit, Afrimi është mirë! „Unë u preka shumë. Pse s’ka dalur Afrimi në Zvicër, “ jo, Afrimi ka punëketu në Kosovë“, më tha. Fahriu ishte i maskuar me një shallë dhe bile unëmendova se mos i dhemb dhëmbi…

 IPAIDENTIFIKUARI N. N

 2nëntor 1989.

 Lajmet e orës 20:00 të mbrëmjes informojnë përkrismat që bëhen në Bregun e Diellit. Dy të rinj u vranë! U mërzitëm shumë përFahri Fazliun. Për tjetrin dyshonim se është Afrimi. 4 nëntor 1989. Bëheshagati të shkoja në varrimin e Fahriut.

 Ende pa dalë një automjet i policisë hyri nëoborr. Të gjithë prisnim lajm! Edhi lajmi erdhi! Më morën dhe më çuan nëkapellë të spitalit. Ishin dy policë. Aty pashë kufomën e Afrimit dhe një tëriu tjetër. Mendova se është Fahriu. Desha t’i them diçka, por policët mëkërcënuan.

A e njeh këtë? “ „Qysh se njohdjalin, që e kam rritur vetë. E përshëndeta Afrimin me grusht! Lavdi të qoftëbir, fytyrën s’ma ke marrë! Aty ia dhashë besën, se pikë loti s’do të lëshoj nësy. Dy orë më mbajtën në SPB. Pastaj e kam marrë kufomën e kam dërguar nështëpi. U kam thënë njerëzve të familjes: Asnjë pikë loti për familjen. „5 nëntor 2005 Varrimi zgjatë prej orës 12:00 deri ora 16:00 pasdite.

Prisnim djalin e madh, Sylën nga Zvicra.Naimin nuk e lejuan të vijë të përshëndetej me vëllain nga ushtria. DëshmoriFahri Fazliu

 DYKRISMA NË BREGUN E DIELLIT: BLLOKU NUMËR 6 HYRJA A/7

 Eenjte, 2 nëntor 1989. Në banesën e Fahri Fazliut, Prishtinë. Erdhën në banesë.Të dy dukeshin të lodhur. Gjersa Fahria, motra e F. Fazliut, e përgatistedrekën, nga jashtë vëren lëvizje policësh dhe menjëherë u tregon Afrimit dheFahriut.

 Nëmoment numri i policëve dhe i tankeve shtohej gjithnjë e më shumë. Afrimi dheFahriu nga dhoma e pritjes shohin se janë të rrethuar. provojnë nga dhomatjetër ( nga ana e Matiqanit) të kërcejnë, mirëpo prapë s’kanë mundësi.Spiuj,policë, njerëz civilë kishte shumë edhe andej. Banesa ishte rrethuar ne tëgjitha anët.

Nga dhoma e pritjes Fahriu dhe Afrimikërcejnë nga dritarja në tokë.Derisa ata përgatiteshin të dilnin, dëgjohen të rënatnë derë. Policët thyen derën dhe iu drejtuan me automat Bahrijes, kunatës sëFahri Fazliut, dhe Fahrijes duke ju thënë: “ Ku janë të tjerët kahkërcyen? Ishin më se 26 policë. Jashtë dëgjohej krisma e dy personave civilëpas automobilave.

Rreth e rrotull banesës ishin policë tëarmatosur deri në dhëmbë dhe përballë banesës qëndronin dy tanke. prej orës12:30 deri në ora 18:00 në mbrëmje, krismat nuk pushuan… Afrimi plagoset ipari në këmbë ende pa hyrë në Bllokun numër 6. Fahriu e merr në krah dhe hyjnënë hyrje të këtij blloku. Të dytë qëndruan aq sa mundën… Thjeshtë, një luftëe dy të rinjve me një numër 500 policësh të armatosur! Afrimi vdes më herët.Fahriu vazhdon luftën vetëm. Në ora 18:00-të krismat pushojnë tërësisht.

 Një qetësi e rëndë! Bregu i Diellit vazhdon tëshkruajë një baladë për dy lule gjaku…Afrimi gjashtë plumba në trup e një nëballë…Fahriu dy plumba në këmbë e një në ballë…

 Dëshmorë e shok ideali : Fahri Fazliu, AfrimZhitia, Fadil Vata ( Njoftoj lexuesit se ky shkrim është i argumentuar ngarrëfimi i bacit Osman, babait të Afrim Zhitisë dhe Fahrijes, motrës së FahriFazliut.

Ky shkrim është botuar më, 20 shkurt 1991 në gazetën “ Bota e Re„, Prishtinë nga  Teuta Zymberi )