Apeli i Dalai Lamës mbi botën
„Unë mendoj nga një herë, që do të ishte më mirë, sikur të mos kishte fare religjione. Të gjitha religjionet edhe të gjitha librat e shenjtë grumbullojnë një potencial dhune. Për këtë arsye neve na duhet një etikë sekulare mbi të gjitha religjionet.“– Dalai Lama
Shkruan: Isuf Bytyçi
Vepra e Franc Altit, është e njohur për lexuesin dhe çmime të larta ka marrë. Në 12 gjuhë janë të përkthyera veprat e tij, deri në 2.2 milionë ekzemplarë dhe ka marrë shumë shpërblime, që në mesin e tyre edhe „Kamera e artë“. Ka shkruar, në rreth 40 gazeta e revista, në tërë botën dhe tani e kam në dorë librin e tij – bashkëbisedim me Dalai Lamën.
Që në fillim të librit, te Parathënia e lexojmë se Dalai Lama nuk njeh armiq, por vetën njerëz, që sipas tij mbi të gjitha janë paragjykimet, religjionet, nacionalitetet, racat dhe partitë, që i dallojnë, i ndajnë dhe i përçajnë njerëzi! Edhepse, prijësi shpirtëror i Tibetit ka ikur nga vendi i tij që nga viti 1959, ai shpreson dhe beson që kjo padrejtësi , që i është bërë popullit të tij përgjithësisht edhe Dalai Lamës personalisht, nga populli dhe regjimi kinez, herëdokur, do të korrigjohet, shkruan Franc Alti në parathënien e librit.
Pse është e gjithë kjo urrejtje kundër kinezëve dhe kundër udhëheqësit të tyre, apo e kundërta?, pyet autori! Gjithë ato luftëra, të cilat kanë ndodhur në Europë gjatë shekullit të fundit e, tani lufta në Ukrainë, ku është përfitimi njerëzor? Ky është egoizëm, paragjykim dhe urrejtje dhe shtypje, pa ndonjë arsye! Pse ekzistojmë religjionet dhe ku është përfitimi nga ato?, pyet Dalai Lama! „Etika është më e rëndësishme se religjioni. Ne nuk vijmë në këtë botë si pjesëtarë të ndonjë religjioni. Por etika është ajo që na ka lindur.“ (Fq. 6) Dhe, ai mendon se të gjitha religjionet dhe librat e shenjtë, pa dallim, me veprimtarinë e tyre, udhëheqin një potencial dhune mbi njerëzimin. Por, jo vetëm kaq! Ai mendon se edhe nacionalitetet dhe racat, janë të dëmshme, të dhunshme dhe se vetëm shtypje e vrasje bëjnë mbi qenjën njerëzore. Ta kemi parasysh gjendjën në Ballkan, se sa lufta, sa ekzodi e sa masakra kanë ndodhur, pothuajse në çdo 30 vite! Ky është absurd.
Kurse në „Apelin e Dalai Lamës, për një etikë sekulare dhe paqë“, thotë se religjionet janë jotolerante e të vjetruara dhe se tani në shekullin XXI, duhet të praktikohet etika njerëzore, pa dallim ideologjie! Fjanën e ka për religjionin, por edhe për nje miliardë ateistë edhe agnostikë, që janë në botë. Dalai Lama, mendon dhe thotë se mbi të gjitha ideologjitë duhet të jetë etika dhe dashuria në mes të njerëzvë. Por, jo vetëm kaq! Toleranca, harmonia dhe ndihma për njerëzit janë etike dhe njerëzor, të cilat vlera ekzistojnë mbi fe, nacionalitete e raca. Ai flet për dallimin në mes të etikës dhe religjionit dhe se i krahason ato me ujin dhe çajin! „Etika është si uji, pa të cilin nuk mund të jetojmë, kurse religjioni është sikur çaji që ka edhe sheqer, i cili është i shijshëm, por jo edhe i domosdoshëm.“ (Fq. 9)
Ai mendon se të gjithë njerëzit, janë në aspektin; psikik, mendor dhe emocional, vëllezër e motra. Ta lëmë anash egoizmin nacional dhe shtypjen, mbi njerëzit, thotë Dalai Lama. Edukata shpirtërore dhe meditimi i lirë, na çojnë drejt respektit e dashurisë, thotë ai: „Fëmijët duhet të mësojnë moral dhe etikë! Kjo është ndihma më e madhe, sikur se religjioni!“ (Fq. 11)
Prapë e përmend Dalai Lama shekullin XXI dhe preferon mundësitë që mund t’i shfrytëzojë njeriu i këtij shekulli! Ai thotë se ne duhet të lirohemi nga lloj-lloj besimi e besëtytnie, nga shtresi psikik, nga frustimi, nga ngarkesat mendore si; shtresi, frika, ankthi e tj. Pra, ne duhet të mendojmë dhe të meditojmë, thotë Dalai Lama.
„Etika është më e rëndësishme se religjioni“, është dialogu, apo më mirë ta shkruaj në gjuhën shqipe, bashkëbisedim në mes të Franc Altit dhe Dalai Lamës.
Që në pyetjen e parë për Dalai Lamën nga Franc Alti, përmendet sulmi terrorist në Paris të Francës, i cili u shkatua në emër të religjionit! Që asgjë tjetër s’kemi nga religjioni, pos dhunë, fanatizëm dhe intolerancë, thotë ai!
Natyrisht se religjionet e ndihmojnë shoqërinë njerëzore, por jo edhe në kohë moderne! Po ashtu vlen edhe për religjionin krishterë edhe atë budist, thotë Dalai Lama. Luftërat e shenjta, kudo në botë që ndodhin në shek. XXI, vijnë si pasojë e mostolerancës fetare. Prandaj, ai flet për një etikë sekulare nga një shoqëri sekulare, e cila do të jetë plotësisht e liruar nga kandi i ngushtë ideologjik, religjioz e nacional. Duhet të kemi shoqëri paqësore dhe në harmoni, në mes të njerëzve, në përgjithësi, thotë ai. Dhe se ne duhet të mësohemi që t’i pranojmë dhe të bashkëjetojmë edhe me ateistët e agnostikët, që reth një miliard njerëzish janë dhe, të jetojmë në paqë e harmoni me ta, thotë Dalai Lama.Ta shfrytëzojmë shancën dhe të krijojmë kushte për një jetë të mirë dhe në paqë me të gjithë. Ne e dimë se shumë besimtarë e fetarë në botë, janë të korruptuar, që vetëm interesat e tyre personale i realizojnë në dëm të të tjerëve e në emër të zotit! Secili njeri që është në këtë botë, jo rastësisht, mund të jetë me fat apo fatkeq, pamarrëparasysh se a është religjioz apo jo. Truri i secilit është një organ, i cili mëson dhe na udhëzon, por forca shpirtërorë është mbi te dhe se ne luftojmë e shkojmë drejt ngadhnjimit, apo dështimit. Prandaj, mendimi pozitiv, na hapë rrugë dhe fitore në jetë, thotë Dalai Lama.
„Se a i respektojnë religjionet apo jo, njerëzit, është një pyetje e qëndrimit dhe vendimit të tyre personal. Qëllimi i të gjitha religjioneve është, që ne të jemi më mirë dhe njerëz të fatshëm. Që të kemi respekt dhe ta vlerësojmë njëri-tjetrin.“ (Fq. 28) Pjesëtarët e feve të ndryshme thonë se ata që përdorin dhunë e terror, nuk i përkasin fesë son! Por, se sa zbatohet në praktikë ky mendim, mbetet për të dëshiruar.
„Fëmijët duhet të mësojnë në shkollë që të mos jenë të dhunshëm, të jenë të qetë dhe paqësorë, ashtu edhe me etikë sekulare, të mësohen.“ (Fq.31) Nuk e ka fjalën Dalai Lama, vetëm për religjiozët, por edhe për ateistët e agnostikët, që të gjithë sëbashku jemi mbi 7 miliardë njerëz në botë. Dhunën, kudo që ndodhë, në familje kundër grave e fëmijëve, në shkollë, në mes të religjioneve, nacionaliteteve e racave, sa më shpejt ta ndalim dhe të kemi sa më shumë; tolerancë, harmoni, bashkëpunim, dashuri dhe t’i ndihmojmë individët e familjet, me shëndet të ligë dhe me nevoja materiale, fizike e shpirtërore! Kjo është mbi të gjitha, njerëzorja, mendon e thotë Dalai Lama. Njerëzit e dinë se çka është lufta e, sidomos europianët! Prandaj, le të mendojnë dhe ta ndjenë se çka është lufta dhe cilat janë pasojat! Le ta dinë dhe ta kuptojnë njerëzit se ne të gjithë jemi vëllezër e motra, prandaj të investojmë në liri e paqë dhe të dialogojmë në lidhje me probleme e çështje të pazgjidhura. Komunikimi është mbi të gjitha, çelësi i jetës! Le të mbetet dhuna një metodë e vjetruar, nga e kaluara e, të mos vazhdojmë me dhunë e shtypje. Që, në këtë aspekt, rol të madh luajnë prindërit, por edhe mësuesit e profesorët. Kurse politikanët, filozofët e shkencëtarët, të investojnë e të veprojnë në favor të qenies njerëzore. Por, jo vetëm kaq, ne duhet të investojmë edhe në mbrojtjën e kafshëve dhe të ambientit, sepse në mënyrë drastike është duke u ndotë dhe duke u rrezikuar jeta e njerëzve dhe e shtazëve. Në Kinë janë mbi 400 milionë budistë, që tani janë të shtypur e të robëruar nga sistemi politik kinez, thotë ai! Tibeti ishte rreth 200 vjet në fqinjësi të mirë me Kinën dhe tani në sistemin komunist u pushtua e robërua populli ynë! Por: „Unë e dëshmoj dhe besoj se është e mundur paqja në mes të Tibetit dhe Kinës“, thotë Dalai Lama. (Fq. 40) „Që, sipas dëshmive të thëna, ne e dimë se në mes të viteve 1950 dhe 1983, mbi 1,2 milionë tibetianë kanë vdekur në burgjet kineze dhe në përleshje me trupat kineze.“ (Fq. 45)
„Biografia e Dalai Lamës – Historia e një jete tjetër“
Që nga viti 2011 Dalai Lama është vetëm udhëheqës shpirtëror i popullit tibetian dhe, se nga politika që nga ky vit është në pensin. Gjithë ato pyetje që i bëhen e gjithë ato përgjegjie i jep Dalai Lama dhe se gjatë qesh! Edhepse, mendoj se qeshje e pavullnetshme është kjo! „Vetë mbi principin e gjashtë, vdekja dhe lindja pas vdekjes, janë qesharake. Ai s’ka lidhje, se çka vjen pas vdekjes: „Sikur unë të shkoj në ferr, do të bëj patjetër kërkesë për pushime, pastaj dua ta di, doemos, sesi mund të kthehem nga aty, prapë në tokë.“ (Fq. 49)
Pra, me anë të këtyre mendimeve, Dalai Lama na jep për të kuptuar se kjo është e tëra, bota dhe jeta në të cilën jemi duke jetuar dhe s’ka tjetër! Përralla janë ato dhe tregime të bukura për fëmijë.
„Dalai Lama ishte në gjendje të flasë katër ditë pa ndërprerë deri në pesë orë në ditë, pa lexuar shënime. Shumë qeshte e në të njejtën kohë qante dhe dëgjonte me vëmendje. Si mund ta bëjë njeriu këtë? Ai ka shumë për të na thënë.“ (Fq. 51) Franc Alt