Recitojnë bilbilat për Dritëroin që dritësoi në letërsinë shqiptare
Dritëro Agolli. Sa herë shqiptojmë emrin e tij na del para syve vepra e tij madhore, që ka bërë emër jo vetëm në historinë e letërsisë sonë kombëtare por edhe në letërsinë botërore. Sa herë themi Dritëro Agolli na kujtohen poemat: “Nënë Shqipëri”, Baballarët” , “Devoll, Devoll”… me të cilat mbajti gjallë shpirtin liridashës rinia shqiptare brenda vendit dhe veçanërisht rinia shqiptare në trojet shqiptare nën ish- Jugosllavi.
Sa herë kujtojmë emrin Dritëro Agolli na del parasysh “devolliu rebel”, i cili nuk lakmoi postet, nuk shiti nënshtetësinë shqiptare për asnjë çmim por mbeti besnik atdheut, hallemadhes, Nënë – Shqipërisë!
Shkolla Shqipe në Zvicër ju mirëpret në këtë manifestim frymëzues që premton të kthehet në një festë ku arti, kultura, rrënjët dhe atdhedashuria bëhen bashkë.
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Zvicër, performojnë si protagonistë në një mbrëmje kushtuar veprës të poetit të dashur të shqiptarëve deri në skajet më të largëta të diasporës.
Magjepsja poetike e Dritëroit, këtë herë do të përshfaqet nga vet nxënësit, në nder të 92-vjetorit të Lindjes si dhe trashëgimisë letrare të Dritëro Agollit me gjurmë të pashlyeshme në identitetin tonë kombëtar që prek zemrat dhe mendjet e shqiptarëve në mbarë botën.
Prania Juaj do ta nderonte Shkollën Shqipe në Zvicër