Nga Ylli Meçe
“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që më çdo kohe, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftë, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM“.
Një ndër problemet e rëndësishme e jashtëzakonisht të mëdha që kanë të bëjnë me Çështjen tonë Kombëtare është edhe problemi i Dardanisë, historikisht e quajtur e tillë (nga fiset ilire dardane) ose, sikurse njihet tashmë në arenën n/kombëtare, Kosova. Po pse Dradania, kjo pjesë territori e Kombit tonë, e cila është tërësisht e lidhur si mishi me kockën me trungun amë, që kanë një gjuhë të përbashkët e një formim historik në një truall toke të vazhdueshme në krah të Shqipërisë, me një formim psikologjik, me një kulturë të njëjtë, sikurse me doke e zakone të formuara në shekuj dhe të ndryshme, psh nga sllavët, grekët (dhe pse këta historikisht janë fise ilire epiriote) pra, me një identitet të njëjtë me shqiptarët të mos konsiderohen shqiptarë, por “kosovarë” ? E tillë kjo krahinë, e cila iu shkëput një shekull më parë truallit arbëror, pra Kosovë është quajtur nga sllavët dhe ta lejosh përsëri të quhet e tillë do të thotë që direkt apo indirekt t’jua lesh të hapur mundësinë qarqeve shoviniste serbomëdha ta rikërkojnë me të madhe si tokë të tyre! Për më keq akoma dhe pse luftëtarët e UÇK-së të gjithë pa përjashtim si në formacionet e veta luftarake, si në betimin që bënin, si në emblemat e uniformës ushtarake kishin të gjithë pa asnjë përjashtim flamurin kombëtar shqiptar, të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por si Evropa (me të gjitha shtetet e grupimit të NATO-s) apo dhe vet USA dhe gjeneralët e tyre sidomos Wesli Klark (sigurisht dhe Bill Klinton) e dinin fare mire se i gjithë populli i Dardanisë shqiptare dhe bijtë e tij ne këto formacione ushtarake kanë përdorur flamurin e Shqipërisë, sikurse e dinin po aq mirë përmbajtjen e betimit ushtarak të këtyre formacioneve luftarake ku thuhej se..”“ Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që më çdo kohe, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftë, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM“. Dhe ky betim bëhej përpara gjithë luftëtarëve dhe flamurit tonë Kombëtar.
A mos vallë ky betim binte ndesh me te drejtat e popujve të tjerë ? Kujt i prishte punë që Dardania të përdorte të njëjtin flamur si Republika e Shqipërisë, madje dhe kur ajo ishte krahinë autonome e Federatës Jugosllave kishte te njëjtin flamur si i Shqipërisë, sepse ky ishte edhe flamuri i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve? Ndalimin e flamurit tonë e bëri antishqiptari i tërbuar Aleksander Rankovici, por dhe qe u përball me zemërimin e masave te gjera te dardaneve atdhetare, ndaj dhe Tito-ja per te “fituar pike” e shkarkoi Rankoviçin ne vitin 1967 dhe ne 68-ten jua u dha te drejtën e KRAHINËS AUTONOME TË KOSOVËS TË PËRDORTE FLAMURIN E SAJ SHQIPTAR. Pse situata me kryengritjen masive te një populli që ëndërronte liri e pavarësi te bashkohej ne te njëjtën toke dhe nën të njëjtin flamur ndryshoi, kur dhe vetë në rezolutën e OKB-se është e përcaktuar e drejta e popujve për vetëvendosej, e drejta e zgjedhjes së tyre per t’u bashkuar apo ndarë nga popuj të tjerë ? Sigurish mbas këtij akti qëndron tërësisht Evropa reaksionare por dhe heshtja amerikane. Po pse fuqitë e mëdha heshtën kur e dinin dhe e njihnin dëshirën e shqiptarëve dhe simbolet e tij që përcaktojnë identitetin e tyre kombëtar qe s’mund t’ua tjetërsojë kush? Ky fenomen ndodh sepse superfuqitë e grupuara ne USA..BE..Kinë , Rusi etj me veprimet e tyre kërkonin të ruanin balancat e zonave të influencës, pra shkurt Dardania apo Kosova vërtetë u çlirua, por fitorja e tyre ngeli gjysmake madje më keq akoma i kanë krijuar pjesës së mënjanuar të Kombit tonë, një gjendje as lufte e as paqe, as humbje e as fitore tamam si një zonë apo brez ndërkombëtar qe për të duhet të vendosin të huajt dhe jo pa qëllim flamuri i Kosovës (Dardanisë) qëllimisht është dizajnuar i tillë që të mos të kish asnjë simbol të përafërt me flamurin shqiptar dhe rrezik qe Evropa as shtizën e femurit nuk do e dëshironte prej druri të Arbërisë. Vetëm Qiproja dhe Dardania e kane flamurin me kufij ku e para ka një dege ulliri e dyta nja 5-6 yje sikur toka e jonë të jetë një konglomerat popujsh shqiptare serbe, romë boshnjakë e me radhe… Paradoksi qëndron te fakti se dhe ne marrëveshjen e Rambujese ishte e përcaktuar se 3 vjet mbas pavarësie populli atje duhet me referendum te vendoste vet per flamurin, por jo për ne vendosi Evropa me miratim ne heshtje të Rusisë dhe të Serbisë. Kjo e fundit nga halli . Gjithsesi shkaktare per trazirat veç orekseve shoviniste te Serbisë qe është e kuptueshme se ajo kurrë ska për të hequr dorë (Vuçiç: Në Kosovë ne do të kthehemi përsëri “ !) në një farë mënyre është dhe vet Evropa .Kjo do të thotë që në momente të caktuara të situatës, kur ajo mund të bëhet inkandeshente Dardania te sakrifikohet përsëri për të kënaqur orekset e fqinjëve, pra te Serbisë. Pse e them ketë ?! Nuk ka arsyetim tjetër kur kjo Evropë thërret udhëheqësit me te larte te UÇK-se në gjyqin e Hages per krime lufte duke vendosur në të njëjtën balancë si luftëtaret per çlirim dhe agresoret qe me dekada dhe shekuj kane robëruar një pjesë të popullit tonë. Mos vallë fajtorë është vetëm faktori ndërkombëtar ? Sigurisht qe ata kanë përgjegjësitë e tyre, por faktori i brendshëm sidomos shqiptaret dardanë e kam fjalën për udhëheqësit e tyre, por kasta drejtuese e Shqipërisë amë nuk bënë as përpjekjen më të vogël, madje qetësisht fare qetësisht mbase dhe të gëzuar nuk e kundërshtuan flamurin që na dhuroi Evropa. E si mund ta bënte ketë Shqipëria kur ajo nuk flet asnjë fjalë për luftën e Kosovës, kur ajo nuk flet dhe nuk shkruan për asnjë dëshmor të kësaj toke, kur ajo nuk flet per vullnetaret shqiptare qe lanë familjet grate e fëmijët dhe shkuan ne luftë te vëllezërit e tyre ? Si mundet Shqipëria kur ajo nuk i nderon këta martirë por shpall qytetare nderi kusarë banditë dhe ndonjë intelektual të nivelit medioker ? Madje arrin deri atje sa babë e bir te dy ish luftëtarë të UÇK-se heronj të vërtetë i denigron kaq rëndë dhe është e gatshme t’ia u dorëzojë çdo organizmi, për interes te drejtësisë… ( kuptohet interes te Serbisë)
Ja pse flamuri i Dardanisë nuk ka asnjë vlerë, madje më e vlefshme do të ishte një leckë e vajisur e cila shërben për te pastruar armët në shërbim të Mëmëdheut. Çudi e madhe dhe me ne si popull.! Si të jemi kaq indiferent? Si të mos organizohen demostrata te fuqishme nga te dy anet e mëmedheut per t’u bashkuar ?! Eshte e drejta jonë sepse jemi bij të së njëjtës tokë që e kemi amë.Te jesh i ndarë do të thotë se njeri prej nesh eshte pjellë e jashtëligjëshme e një martese…
EVROPË !- UNË E KAM FLAMURIN !
I shtrëngova duart grusht
Dhëmbët theva prej inatit
Se jam bir i kësaj toke
Kosovar që s’pret prej fatit
…….
Nëse unë e kam flamurin
Pse në shtizë vure një tjetër?
Do t’më thuash se lirinë
Ti ma fale “zuskë e vjetër” ?!!
……
Unë nder shekuj vrullshëm renda
Për Atdhe…e për flamur
Bota hiq..se nuk e dashka..
Ata hiq…. e ne prapë vur !
………
Ky flamur më duket ndryshe
Nuk më duhet jo për besë !
Se pa drite …çdo lule vyshket
Pa një zemër…çdo komb vdes !
………
Si se njohe kurrë shqiptarin.. ?
Moj Evropë …që rri mbi letër !
Ne Lirinë edhe Flamurin…
Nuk e ndrrojmë me asgjë tjetër !
……..
Nëse fale një flamur
Dhe e morën pa e parë
Sytë vallë ku i kishin.?
Se me gjak ky s’eshte i larë !
………..
Ah moj kohë e padrejtësive
Si me vjen kështu maskuar
Pse ma ndan më dysh flamurin
E pse më bën të rrebeluar ?
……..
A e di ti moj Evropë
Se flamurin kam Atdhe?
Nëse ti ma heq shqiponjën
Kot që rrojmë, përmbi dhe !
——-
Po të them: Mos më godit !
Mos godit mbi gjak të rënë
Padrejtësive shekullore
Pse u shton nji më të rendë ?
—–
Kët ” dhuratë ” unë nuk ta dua
Është turp turp për besë
Unë e kam në shpirtin tim
Dhe në zemër do të mbesë !
……..
Ndaj dhe zemra me rreh fort
Gjakun që kalon në rremba
Nuk ma ndal dot as me plumb
Nuk ma lidh as tel me gjemba !
……….
Ne shqiptarët që prej motit.
Pak i pamë lulet e fushës
S’na la tymi i barotit
Nuk na lanë erërat e luftës…..!