Sot, më 15 janar të vitit 1999 bëhen 25 vjet kur forcat kriminale policore-ushtarake çetnike të Serbisë masakruan 45 civilë shqiptarë në Reçak. Nga ajo ditë e deri më sot asnjë gjykatën speciale nuk ngritën aktakuza ndaj shtetit kriminal të Serbisë dhe kriminelve të saj, për këto masakra çnjerëzore. Por, për çudi Gjykata Speciale kundër krerëve të UÇK-së, sot, pikërisht në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut, në datën më të kobshme të Kosovës, gjykata fillon seancat gjyqësore për vitit 2024, në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këtë çështje gjyqësore deri më tani janë dëgjuar gjithsej 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të kësaj gjykate. Në njoftimin javor që u publikua u tha se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit, që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera. Po ashtu, edhe katër seanca që janë paraparë për muajin shkurt në këtë çështje gjyqësore, janë anuluar. Mund të jetë edhe rastësi zgjedhja e kësaj datë, por kjo përkujton njërën ndër masakrat më antinjerëzore që i kishte kryer kundër popullatës shqiptare të Kosovës deri në atë kohë regjimi kriminal i Millosheviqit. Pikërisht kjo masakër e policisë dhe Ushtrisë së Serbisë, kundër popullatës civile shqiptare, bërë që të lëvizë nga vendi diplomacia e “rëndë”, e cila edhe çoi në Konferencën e Rambujesë e më vonë edhe intervenimin e NATO-s kundër makinerisë barbaroide serbe.