Ismet Tahiraj

KRIMBI I MËNDAFSHIT
Skaj Ibrit ku
Ikte vala më valën,
Rrezet e dielli
Si pasqyra e xha Mëhillit.
Sa shelgje në anë e tej
Më krah shtrirë dorë përdore
Verra gjigant
Si oxhak Trepçe
S’rri se s’rri rehat
Lakadredhas
Rrafsh apo në shpat.
Po për çudi të madhe
Disa ara , dukshme
Ngjyrë tjetër por si livadhe
E mbahet krenare
Në to kishte krimba e krimba
Që vlonin si në zall,
Krimba mëndafshi
Tejet i kuq ,tejet e bardh’
E përpunohet në fabrika
Stof e stof më radhë