William Walker, ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, ishte i pranishëm në 25 vjetorin në homazhe në Reçak të Shtimes, në 25-vjetorin e masakrës së shëmtuar dhe antinjerëzore që kryen forcat ushtarake e policore të Serbisë, kundër popullatës civile, në këtë fshat.
“Kam ardhur t’u them tungjatjeta miqve të mi në Reçak, ku disa prej tyre i njoh që 25 vjet. Disa prej tyre janë ndarë nga jeta dhe siç mund ta shihni edhe unë asaj rruge jam”. Më tej ka saktësuar me këtë rast se vizita ime nuk është e para në Reçak, është e përvitshme, qe 25 vjet. “Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij të përshëndes miqtë e mi, familje nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Për mua është shumë emocionuese. Dhe kjo është hera e parë që duhet të vij me shkop, por prapë dua të jem në Reçak, në çdo rast që mundem, ka thënë Ish-shefi i misionit verifikues William Walker, miku i madh i shqiptarëve .