Poezi nga Emin Z. Emini
EJA SOT E MË DUAJ
eja sot e më duaj
më dashuro me të gjtha flakët e zjarret e tua
gjakun e frymën ma digj
sot eja e më duaj
për hir të pemëve në oborr
kokrrat e pjeshkës kur do të të shohin
të bukura do të rriten
të piqen
me ty të përngjajnë
eja e më duaj sot
për të më vrarë ke kohë edhe nesër.