Dje, më 31.1.2024, Qendra e Botimeve për Diasporë (QBD-ja) mbajti mbledhjen e parë të këtij viti përmes platformës online, me mësimdhënësit e gjuhës shqipe në Diasporë, për shtete: të Gjermanisë, Zvicrës dhe të Austrisë.
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Takimin e mbledhjes e drejtoi drejtoresha e QBD-së Mimoza Hysa, me temë “Plane dhe projekte për mësimdhënien në diasporë për vitin 2024”, ku të pranishëm ishte një numër i mësimdhënësve nga këto tri shtet. Për të cilën u raportua dhe u diskutua rreth vështirësive, kërkesave dhe modeleve më të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Duke pasur parasysh se në këto tri shtete fokusi i shqiptarëve është i madh, por numri i nxënës të cilët e vijojnë mësimin shqipe është jo i kënaqshëm, në krahasim me numrin e nxënëseve që duhet të vijoj mësimin plotësues, thanë mësuesit pjesëmarrës.
Ajo që u shtrua për diskutim e që ishte më shqetësuese dhe e zëshme për të gjithë mësimdhënësit, ishte ndërgjegjësimi dhe nxitja e bashkëkombëseve, konkretisht e prindërve shqiptarë-mërgimtar për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe.
Ndër kërkesat e shumta ishin edhe: sensibilizimi i mërgatës shqiptare, përkrahja nga institucionet, mediat, për mbajtjen e seminareve, për ekskursionet në vendëlindje, hapja e Qendrave Kulturor, shtimi i librave dhe ajo më e rëndësishmja ishte rritja e numrit të nxënësve, ku dhe pati kërkesë që konsullatat të gjejnë modele për nxitje e Bashkëkombësve. U diskutua për projektet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, e cila do t’i zbatojë përgjatë vitit 2024 dhe në fokusin e saj do të ketë mbështetjen e mësuesve në Diasporë.
Ndërsa mësimdhënësit u njoftua, nga drejtoresha e QBD-së Hysaj, se Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë ka shpallur këtë vit, 2024, si “Viti i gjuhës shqipe”.
Takim përfundoi me pyetje dhe përgjigjeje, duke dhënë një përfundim të përbashkët dhe shpresuese për ruajtjen e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare, kudo që janë, që në të ardhmen të kemi sa më shumë nxënës dhe klasa të hapura në gjuhën shqipe!
Në përmbyllje të takimit Hysaj tha se takimet e këtij lloji do të vazhdojnë tutje edhe me mësues të shteteve tjera, ku do të nxjerrim konkluzione me kërkesa, propozimet dhe sugjerimet të përbashkëta me mësimdhënës, që në të ardhmen të dëgjohet zëri i juaj dhe të kemi legjislacione më të mira e të përbashkëta nga dy shtete tona, që do të jetë në interes të mërgatës shqiptare, konkretisht në ruajtjen dhe vlerën gjuhës dhe kulturës kombëtare.