Nga Anila Xhani
Me rastin e 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të klasave paralele të Landshutit u paraqitën me një aktivitet të larmishëm kulturor e festiv.
Të pranishëm në këtë kremtim festiv ishin sekretari i LAPSH-Bavari, z. Avdi Kolukaj, kryetari i “Keshillit të Prindërve” për Bavarinë, z.Arif Arifaj, prindër, nxënës, aktivistë e shumë bashkatdhetarë të komunitetit shqiptar.
Në aktivitetin kulturoro-artistik të organizuar me profesionalitet, pasion e përkushtim nga mësueset Buqe Arifaj dhe Anxhela Sterjo, nxënësit përkujtuan me mirënjohje heronjtë e kombit shqiptar, dëshmorët e luftëtarët e Pavarësisë së Kosovës.
Gëzuar për jetë e mot Pavarësinë Kosovë e shtrenjtë!