Në Mynih- për nder të “7 Marsit- Ditës së Mësuesit” LAPSh-i në Bavari mban një program kulturo – artistik

Në këtë aktivitet manifestues, e cila mbahet nga Lidhjas e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari, do të dëgjoni fjalën e ëmbël, këngën e bukur të prindërve dhe gjyshërve tanë në gjuhën shqipe, të shqiptuar nga nxënësit e mësimit plotësues, me një program të pasur kulturo-artistik, të përgatitur nga nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, nën përkujdesjen e mësimdhënësve të tyre.

Manifestimi mbahet më 09.03.2024 në ora 10:30, në adresën:

Mittelschule München, 
Toni-Pfülf-Straße
30 80995 München