Nga Mustafë Krasniqi
ME JU NA ERDHI LIRIA
Ju shkëmbinjtë e patrembur
përballë furtunave të egra
t’ pathyeshëm,
për atdhe u gjakuat!
Hienave s’u kishit frikë
të patrembura
me gjuhën e shpirtit thatë
kjo është toka arbërore!
Në të përgjakshmet beteja
u shndërruat n’lumgjaku
mbi ju fluturuan shkronjat UÇK
hienat e tërbuara morën ikjen!
Me gjakun tuaj na erdhi liria
sot n’ tokën dardane
festojmë ditën e çlirimit
presim ditën e bashkimit!
Me ju na erdhi liria
t’ qeshur m ‘rrini n ‘lapidar
mburojë e përhershme
e tokës ilire.
Me ju na erdhi liria!