Nga Makfire Beqiri Asllani
Shqiponja që po fluturonte mbi tokat tona të pushtuara, në kërkim të dritës dhe për këtë hyri në faqen e ndritur të historisë sonë kombëtare si femra me më së shumti vite e burgosur politike ,që i mbijetoi vite me radhë torturës dhe doli gjithnjë me shpirt të lirë siç ndjehej edhe në dhomën terr të zezë, nëpër burgjet ( ish) Jugosllave .
Gjithnjë e kam potencuar se pranvera e madhe nuk do vinte nga një lule, nga një lulëkuqe, nga një lis apo nga gruplisash akronime këto që na i mësoi plaga shekullore që po kullonte dhimbje e vetëmohim për liri, për çlirim.
Në trojet tona të copëtuara, në çdo kohë kishte bij e bija që për liri, për çlirim, ngriheshin si në legjenda dhe e turpëronin armikun, e vrisnin vdekjen nga e cila lindte jeta .
E tillë është edhe Ajshe Gjonbalaj ( diç na rrëfen) syshqiponjë e cila lindi në fshatin Vuthaj, Plavë- Guci në Malësinë tonë të Madhe .
Biografia e saj ngjanë sikur lexojmë një zanë mali që kurdis orën historike duke mos e trembur as qerpikun e gjatë e syrin e zi si ulliri, ku dritë e dëshiruar na dëfton në dy vija të holla mbi vetullat si krahë shqiponje e me shikimin e thellë, lëshon tmerrin mbi armikun dhe ndonjë argati të tyre shqipfolës, se Ajshja, nuk po trembej, se Ajshja për armë zjarri, kishte mjete drurësh për goditje sa herë i ofroheshin bishat e ndyra për ta edukuar, se rrugëtimi i saj ishte i ndëshkueshëm. Ajshja, madje e gatshme të flijoheshe edhe për qengjat e kopesë së saj që po blegërinin pas zërit të saj sa të ëmbël aq të ashpër.
Intelektuale dhe e arsimuar, Ajshja, Selinë patriotike e rrëfen nga Zemra e Popullit ku ka ngjiz besën për liri a vdekje, liri po, vdekje kurrë – lexohen mes rreshtave të saj, dhe, kudo në trojet tona, në zërin me bubullima shpërthimesh diellore të rinisë shqiptare .
E kudogjendur për të drejtat e shqiptarëve, e kudo ngritur për Kosovën Republikë, Ajshja e Gjonbalajve të Malësisë së Madhe .
Ta lexosh librin e Ajshe Gjonbalaj, lexuesi arrin t’i shtrij duart nga qielli ku besojmë është Gjithëkrijuesi ynë i fateve?, kjo vajzë guximtare e mposhti vdekjen që po ia gatuanin në vazhdimësi armiqtë e kombit tonë, e mposhti, madje shpesh dhe i goditi ku me flakë e ku me flakë’fjalë.
Vuajtjet e saja ta kujtojnë Jezu Krishtin, se Ajshja e Malësisë së Madhe, po kërkonte të drejtën Universale -çlirimin nga pushtues barbar e në këmbim të kësaj kërkese, mori qelitë më të ftohta si varri , kafshatat e numëruara të bukës atje mes muresh të lame me gjak shqiptarësh.
Ajshën e shndërruan në kockë e lëkurë, doli nga qelia me 43 kilogram peshë trupore, por peshonte sa dashuria për liri, sa vetëmohimi për Kosovën Republikë, sa shpirti i UÇK- së .
Kushedi, them të tillët u mbrojtën nga fuqi e padukshme, që të rrëfejnë… (Marrë nga portali Radio Kosova e Lirë)