Bashkimi i Republikës Federale të Gjermanisë dhe cenimi i të drejtës së Shqipërisë për t’u bashkuar me territoret e veta historike

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Pasi Luftën e Dytë Botërore Gjermania përballë forcat të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së bashkuan në vitin 1949 u nda në dy pjesë, në Republikën Demokratike që ishte nën ndikimin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në lindje dhe Republika Federale e Gjermanisë (BRD) në perëndim.

Në vitin 1961 ndërmjet dy Gjermanive u ndërtua Muri i Berlinit, për t’u penguar ikja e popullatës gjermane nga kjo pjesë e okupuar nga BRSS-ja. Kurse pas procesit të reformës që filloi në Poloni dhe ish-Çekosllovaki, në vitet 1980, preku  edhe Gjermaninë Lindore, e cila popullata e saj doli në rrugë kundër regjimit të BRSS. Si rezultat i protestave kundër BRSS erdhi deri te shembja e Murit të Berlinit,më 9 nëntor 1989, ndërsa më 3 tetor 1990 pas më shumë se 40 vitesh ndarje Gjermania u bashkuat.

Kjo e drejtë e bashkimit, pas shumë përpjekjeve shekullore nuk ju lejua Kosovës t’i bashkohet Shqipërisë, edhe pse ishte e drejta në anën e shqiptarëve. Padrejtësisht mbi trojet shqiptare u formuan shtete të reja me mendësinë e ushtrimit të dhunës, terrorit mbi popullin liridashës, duke mos kursyer ekzekutime ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, fëmijë, gra, burra e pleq. Kjo padrejtësi u shpërfaq më 3 mars të vitit 1878, e cila u nënshkrua në Traktati i Paqes së Shën-Stefanit.

Sipas Traktatit u krijua shteti bullgar, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi fituan pavarësinë e plotë; kurse Serbisë dhe Malit të Zi ky traktat i dhuroi vise shqiptare t’i ketë nën pushtim. Më 13 korrik të vitit 1878 u nënshkrua Traktatit famëkeq i Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit dhe cenoni rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Duke mos ia njohur asnjë të drejtë kombëtare Shqipërisë, nga përfaqësuesit e Fuqive të e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia, të cilat miratuan njëzëri copëtimin e trojeve shqiptare, nën drejtimin e kancelarit gjerman, Otto Bismark.

Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913, njohur si “Konferenca e Paqes në Londër”, me gjashtë Fuqive e Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Ndërsa Austro-Hungaria atë kohë, më 29 korrik 1913, morën vendim për ta njohur Shqipërinë si shtet sovran, të pavarur nga Perandoria Osmane. Por, nën presionit e Greqisë dhe të Serbisë konferenca mori vendime që gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë rreth 30% të mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar dhe 40% e popullsisë u la jashtë kufijve të Shqipërisë; në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.