Nga Redaksia
“28 Nëntori”, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, u kremtua në mbarë diasporën shqiptare, si një ditë e veçantë dhe e shenjtë. Ditë ku kujtohet nëntori i Skënderbeut, i Ismail Qemailit, dalja në skenë e UÇK-ës dhe lindja e kryeheroit legjendar e Adem Jasharit. Ky manifestim në Vjenë ishte si qershia mbi tortë, ku nxënësit e zbukuruan skenën me veshjen kombëtare kuq e zi, me recitime, poezi, këngë, skeçe dhe me valle shqiptare, të përgatitur nga nxënësit e shkollës shqipetë drejtuar nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “ Naim Frashëri” në Austri.
Manifestimin e drejtoi moderatori Osman Ademi, kurse mësuesja Miradije Berisha e emocionuar tha: “Jam thellësisht e lumtur dhe krenare me ju yje të kombit, nxënës të dashur, që mësoni gjuhën shqipe dhe ngritin lartë vlerën e gjuhës amtare. Ju, sot i tejkaluat çdo pritshmëri tonën, me zërin tuaj të mrekullueshëm dhe për të cilën na bëtë të ndihemi krenarë me ju!
Faleminderit nxënës, që jeni pjesë e këtij grupi dhe një falënderim i veçantë shkon për prindërit tuaj, të cilët janë mbështetësit kryesorë të mësimit plotësues dhe aktiviteteve në gjuhën tonë amtare”.