![](https://uraebashkuar.com/wp-content/uploads/image-1043-810x1024.png)
Të nderuar kolegë, të nderuar përfaqësues dhe kryetarë të shoqatave që aderojnë në Lidhjen e Shkollave të gjuhës shqipe në Itali!
Viti 2024 ishte vit i suksesshëm për të gjithë, si për shoqatat dhe shkollat tuaja, gjithashtu edhe për Lidhjen tonë, kjo falë punës së palodhur të gjithsecilit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë.
Në emër të kryesisë së Lidhjes së shkollave ju përgëzoj për forcën dhe kurajën, për vullnetin dhe dëshirën e madhe që keni për të çuar përpara misionin që kemi marrë përsipër, afrimin e komunitetit dhe mësimin e gjuhës shqipe e traditave tona të bukura. Në të njëjtën kohë ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen që na jepni për të qënë sa më të bashkuar dhe të koordinuar në arritjet e objektivave të përcaktuara.
Gjithashtu një falënderim i veçantë u shkon anëtarëve të kryesisë së Lidhjes Anilës, Eglantinës, Besnikut, Marselës, Valbonës dhe Danielës, që me punën dhe gatishmërinë, profesionalitetin dhe seriozitetin e tyre është bërë i mundur drejtimi, realizimi i veprimtarive dhe projekteve që Lidhja ka marrë përsipër.
Të nderuar, në emër të kryesisë së Lidhjes së shkollave të gjuhës shqipe në Itali, ju urojmë gëzuar festat e fundvitit. Paçi lumturi dhe begati në familjet tuaja!
Kryetari
Dritan Mashi