Fakt është se mësimi në gjuhën shqipe hap dritare të shumta për fëmijët të cilët vijojnë me rregull mësimet në gjuhën shqipe. Ata përveç njohurive që marrin në gjuhën amtare bëhen pjesë e manifestimeve dhe garave të shumta, të cilat i organizon shkolla shqipe gjatë vitit shkollor. Në muajt nëntor – dhjetor 2024, me rastin e festave të fundvitit në garën e shkollave shqipe, Neuenhof, Affoltern, Dällikon, Spreitenbach, Rümlang, Fahrweid, Rüti, Wetzikon, Regensdorf, Uster, Pfäffikon, Volketswil, Schwerzenbach dhe Fehraltorf, për vizatimin më të mirë me përmbajtje kombëtare u zgjodh vizatimi i nxënëses së shkollës shqipe në Neuenhof, Liara Zuka, e cila me një përkushtim të veçantë ka pikturuar Norën e Kelmendit. Duar e saj të shkathëta dëshmuan se është një artiste e vërtetë. Suksese Liarë në vazhdimësi!
Shkruan: Vaxhid Sejdiu