KKAD nga sot me gazetë online

Të dashur mësimdhënës e mësimdhënëse, për ju dhe lexuesin KKAD-ja do të ketë në shërbimin tuaj informativ gazetën online (https://kkad.al/), ku dhe do të njiheni me punën dhe aktivitetin e saj!

KKAD ju fton të bashkëpunoni me ne, konkretisht mësuesit nga diaspora-mërgata shqiptare, duke na sjell: shkrime, opinione, analiza, vërejtje, këshilla në dobi të kulturës, historisë dhe mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Materialet, videot dhe fotografitë janë të mbrojtura dhe nuk mund të përdoren për qëllime të tjera, pa lejen e administratorit, apo citimin e shkrimit.  

Portali https://kkad.al/ mbron interesin e përgjithshëm kombëtar për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare në diasporë e në mërgatën .

“Së bashku dimë dhe mundemi!”

Me respekt,

redaksia e KKAD-së