Përkushtimi i mësueses Nuraj Iljasi dhe nxënësve të shkollës shqipe në Othmarsingen të kantonit të Argaut në Zvicër është një porosi e qartë për të gjithë fëmijët, të cilët nuk e vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, ndaj kjo porosi i thërret ata t’i bashkohen dashurisë e përkushtimit tonë për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Pra, të gjithë të përpiqemi për shkollën shqipe, me qëllim që ta ruajmë gjuhën e etërve, gjuhë që na identifikon si populli më i lashtë dhe autokton.