Konsullata e Shqipërisë në Mynih shpërndau tekstete shkollore për nxënësit e shkollës shqipe në Bavari

Nga Ura e Bashkuar

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSh) në Bavari, uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit për një fillim të mbarë, të vitit shkollor 2025-2026. Sipas njoftimit të kryesisë së LAPSh-it janë bërë të gjitha përgatitjet; mësimdhënësit do të pajisen me ditar, ndërsa nxënësit me tekste mësimore. Duke e falënderuar Qendrën e Botimeve për Diasporën dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Mynih për shpërndarjen teksteve me kohë, të ndara sipas nivelit:

  1.  për nivelit e parë: klasa I – III
  2.  për nivelin e dytë: klasa IV – VI dhe
  3. për nivelin e tretë: klasa VII – IX

Zyrtarët e Konsullatës bënë të dituer se shpërndarja e teksteve do të vijojë edhe për mësuesit në landin Baden-Württemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland.

Në fund, Konsullata në Mynih shprehu mirënjohje të veçantë për LAPSh-in në Bavari dhe për të gjithë mësuesit shqiptarë që me përkushtim të madh, anembanë Gjermanisë, mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë.