KKAD ZHVILLOI TAKIM ONLINE PËR VITIN SHKOLLOR 2025-2026

Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua sfidave të mësimdhënësve, të cilët përveç njohurive profesionale duhet të jenë të pajisur edhe me etikën e mësuesit. Me keqardhje u theksua se ka raste kur kjo etikë keqpërdoret, duke u shndërruar në bulëzim, fyerje, shpifje dhe denigrim ndaj kolegëve në rrjete sociale. U nënvizua se, kjo qasje jo vetëm që nuk e nderon mësuesin, por dëmton imazhin e tij dhe ndikon negativisht tek prindërit. Për këtë arsye, u propozua që në të ardhmen rastet e tilla të raportohen pranë institucioneve përkatëse dhe të publikohen emrat e personave që shkelin etikën.

Sektori i informimit i KKAD-së

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), më datën 19.09.2025, mbajti takimin e radhës përmes platformës Zoom. Në takim të pranishëm ishin anëtarët: z. Mustafë Krasniqi (Gjermani), znj. Miradije Berisha (Austri), znj. Aurela Konduri (Greqi), znj. Mira Shehu (Kanada), z. Dritan Mashi (Itali), znj. Teuta Tabaku (Turqi), z. Isuf Bytyçi (Gjermani) dhe znj. Anita Duriçi (Zvicër).

Takimin e hapi z. Mustafë Krasniqi, i cili përshëndeti anëtarët dhe kërkoi të diskutojnë sipas pikave të agjendës: vitit shkollor 2025–2026, gazetës akad.al dhe punës së KKAD-së dhe të ndryshme.

Gjatë diskutimeve u trajtua gjendja aktuale e shkollave shqipe në shtetet ku veprojnë mësuesit e diasporës, si dhe aktivitetet që synojnë sensibilizimin dhe motivimin e prindërve për t’i dërguar fëmijët në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua sfidave të mësimdhënësve, të cilët përveç njohurive profesionale duhet të jenë të pajisur edhe me etikën e mësuesit. Me keqardhje u theksua se ka raste kur kjo etikë keqpërdoret, duke u shndërruar në bulëzim, fyerje, shpifje dhe denigrim ndaj kolegëve në rrjete sociale. U nënvizua se, kjo qasje jo vetëm që nuk e nderon mësuesin, por dëmton imazhin e tij dhe ndikon negativisht tek prindërit. Për këtë arsye, u propozua që në të ardhmen rastet e tilla të raportohen pranë institucioneve përkatëse dhe të publikohen emrat e personave që shkelin etikën.

Në vijim u diskutua nevoja e një plani vjetor për mësimdhënësit e diasporës, i cili do t’i ndihmonte në organizimin dhe standardizimin e punës. Znj. Aurela Konduri prezantoi një model të bazuar në kurrikulën dhe paketat e librave që punojnë tashmë mësuesit në diasporë.

Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i frytshëm me përfaqësitë diplomatike, veçanërisht në shpërndarjen e librave, e cila këtë vit u realizua në mënyrë më të organizuar.

Gazeta kkad.al u cilësua si një format me një përmbajtje profesionale në funksion të mësimit shqip në diasporë, ndërsa u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me mësimdhënësit që dëshirojnë të kontribuojnë për gazetën e KKAD- së.

Në fund u fol për sukseset dhe punën pesëvjeçare të KKAD-së. Po ashtu u propozuan disa projekte të reja, që në të ardhmen mendohet të janë në interes të shkollës shqipe në diasporë – mërgatë.