Nga Arjeta Halluni Perdja.
Legjenda e Rozafës në skenën e Zagreb-it

Shoqata Teatrore Shqiptare “Mërgimtari” në bashkëpunim me Këshillin e Mësuesve Shqiptarë në Kroaci zhvilluan në Zagreb “Festivalin Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe”,prej datës 31 tetor deri më 2 nëntor 2025.
Në këtë festival, nga Italia mori pjesë grupi i dytë i shkollës “Migjeni”; me përshtatjen e skenarit nga mësuese Valbona Marku, me veshjet popullore të financuara nga shoqata “Ilirianët”, me bashkëpunimin e prindërve të nxënësve për këtë projekt dhe me regji të mësueses Arjeta Halluni Perdja paraqitën para 150 pjesëmarrësve të këtij festivali “Legjendën e Kalasë së Rozafës”.
Nxënësit shkollës “Migjeni” jo vetëm që morën duartrokitjen e bashkëmoshatarëve të tyre, por morën nga juria vlerësimin me “Certifikatë Mirënjohjeje”.
Vlerësimi për këta fëmijë, të lindur e të rritur jashtë, ku në zemër mbajnë Atdheun dhe dashurinë për gjuhën shqipe.

Nga ky takim kulturor që bashkoi Diasporën, Kosovën dhe Shqipërinë, ku çdo gjë mbante vulën e gjuhës shqipe, u formuan shoqëri të reja, shkëmbime eksperiencash dhe idesh, si edhe bashkëpunime mes mësuesve dhe nxënësve.
Kjo eksperiencë e re për nxënësit e kësaj shkolle krijoi dhe nxiti dëshirën për të marrë pjesë sërish në gara të këtij lloji.
Suksese nxënësve të kësaj shkolle!
Suksese mësuesve dhe nxënësve të diasporës, që me aq dashuri dhe përkushtim e mësojnë gjuhën amtare-shqipen e bukur.