Promovimi i monografisë së Hysen Matoshit “Veprimtaria shkencore e Bajram Krasniqit”

 Në 35-vjetorin e vdekjes së Bajram Krasniqit, Instituti Albanologjik Dega e Letërsisë promovon monografinë e Dr. Hysen Matoshit “Veprimtaria shkencore e Bajram Krasniqit”, e cila në brendësinë  e saj ka një studim të gjerë për jetën dhe veprën e intelektualit të shquar të Bajram Krasniqit, njërit ndër figurat e rëndësishme të kritikës dhe studimeve letrare shqiptare.

Për veprën dhe personalitetin e Bajram Krasniqit ka shkruar edhe studiuesi i shquar nga Tirana, Jorgo Bulo: “Vdekja e Bajramit është një humbje për shkencën tonë letrare dhe për kulturën e kombit tonë, së cilës i kushtoi talentin e tij të rrallë, pasionin dhe frymëzimin e shkencëtarit që e pat lidhur me jetën e vetë, me fatin e popullit dhe kulturës së tij.”

PROGRAMI:

Fjalë e hapjes:
Gezim Alia

HYsen Matoshi:
Vepra shkencore e Bajram Krasniqit

Florim Zajda:
Të dhëna dhe studime të letërsisë, Hysen Matoshi dhe Bajram Krasniqi

Milazim Krasniqi:
Si u shqua dr. Bajram Krasniqi nga studiues e bashkëkohës, me një intelektual të angazhuar

Behar Gjoka:
Mendimi kritik i Bajram Krasniqit

Jani Guxholli:
Monografi për autorin e sintetizave të mëdha

Adil Olluri:
Bajram Krasniqi në optikën e Hysen Matoshit

11 nëntor 2025
Ora: 11:00
Salla e Abonenteve të Institutit Albanologjik

Tryezë shkencore