HIMN PËR FLAMURIN

Poezi nga Vaxhid Sejdiu

Himn për Flamurin

O Flamur i madh,
Flamur shqiptar,
Dy mijë plagë në trup
dhe prapë mbete gjallë.

Dy mijë vjet në luftë,
dy mijë vjet në zjarr,
gjaku si lumë rrodhi
prej varrit në varr.

Nga dora në dorë,
amanet përherë,
u kujdesën trimat
në dorë të huaj të mos bjerë.

Në fushën tënde të kuqe
një shqiponjë fluturon;
sorrat, korbat, laraskat
kjo tokë s’i duron.

Plagë përmbi plagë
shqipja roje bën;
shumë djem u mbështollën
me trupin tënd.

Sa herë shqiptaria
gjendet në rrezik,
me ty, në ballë,
presim çdo armik.

O Flamur kombëtar,
flamur kuq e zi,
zemrën e ke nëntor
valo në liri!

Walenstadt, 2003