NË MUNIH TË GJERMANISË U FESTUA 28 NËNTORI ­– DITA E FLAMURIT

Nga Isuf  Bytyçi

Më 26 nëntor 2025, nga ora 18:00 u mbajt festë në Munih të Gjermanisë, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së flamurit më rastin e 113-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nën organizimin e konsulles së përgjithshme, shkëlqesia e saj znj. Gentiana Mburimi.

Ishte kënaqësi, që mora pjesë edhe unë me ftesë, gjë që përveç fjalimit të bukur, që mbajti znj. Mburimi, po ashtu edhe znj. Nevila Saja e moderoi manifestimin në nivel të lartë dhe me kompetencë. Aty kishte pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare, përfaqësues politikë nga Republika e Bavarisë dhe qyteti i Munihut.

Natyrisht që fjalën përshëndetëse e mori shkëlqesia e saj znj. Gentiana Mburimi, e cila në fillim i përshëndeti personalitetet që ishin të pranishëm, pastaj në përgjithësi mysafirët dhe së fundi gjithë shqiptarët kudo që janë, duke ua uruar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin – Ditën e flamurit.

Ajo i kujtoi të gjithë heronjtë e të gjitha kohërave e, kryesisht që nga figura e të madhit Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali e, deri te lufta e fundit me në krye komandantët e UÇK-së. Në mesin e fjalëve përshëndetëse, zonja e madhe e kujtoi edhe personalitetin shqiptar dhe vdekjen e tij të parakohshme ish-kryeministrin Fatos Nano, veprimtarinë e tij kombëtare e shtetëror.

Pas znj. Mburimi, fjalën përshëndetëse e morën edhe përfaqësues gjermanë e, me respekt i përshëndetën mysafirët dhe me admirim folën për bashkëpunimin e shtetit shqiptar dhe konsullatës së Shqipërisë në Munih me shtetin gjerman dhe Republikën bavareze.

Aty ishte edhe grupi muzikor, ku u kënduan; himni i flamurit të Shqipërisë, i Republikës së Bavarisë dhe ai i shtetit të Gjermanisë. Po ashtu u kënduan disa opera dhe pat recital.

Në përfundim të manifestimit, shumë personalitete u takuan me pjesëmarrësit në grupe dhe në mënyrë individuale, duke biseduar e buzëqeshur! Pat ushqime të mjaftueshme dhe pije, gjë që edhe shumë fotografi bënë dhe pas 3 orësh ceremonie filluan të shpërndahen.

Pra, edhe unë ju uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë, 28 Nëntorin – Ditën e flamurit dhe, mos vdeksha pa u bashkuar trojet shqiptare me shtetin amë.

 GËZUAR!