LAPSH Bavari zgjedh kryesinë e re

Redaksia

Më 19.04.2026, në Bavari të Gjermanisë, Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë (LAPSH Bavari e.V.) mbajti zgjedhjet e radhës, duke e zhvilluar me sukses procesin zgjedhor. Të pranishëm, përveç anëtarëve, ishin edhe përfaqësues të Këshillave të Prindërve dhe mësues të LAPSH-it, si dhe përfaqësues të dy konsullatave shqiptare në Mynih: Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Genta Mburimi, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Afrim Nura.
Sipas rregullores, u shkarkua kryesia e mëparshme, ndërsa procesi u monitorua nga Komisioni Zgjedhor, i përbërë nga pesë anëtarë.

Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe demokratike dhe, pas numërimit të votave nga Komisioni Zgjedhor, u zgjodh kryesia e re:
-Milazim Ukaj – kryetar
-Xhymshit Tafa – nënkryetar
-Avdi Kolukaj – arkëtar
-Mustafë Krasniqi – koordinator
-Albana Kasumi Dashi – zëdhënëse
-Arif Arifaj – kryesues i Këshillave të Prindërve

Pas përfundimit të numërimit, kryetari Milazim Ukaj uroi kryesinë e re për detyrën e marrë dhe i dëshiroi suksese në vazhdim. Ndër të tjera, ai tha: misioni ynë është fisnik; sado që po kalojmë nëpër sfida të vështira, ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës dhe i kulturës kombëtare shqiptare në Bavari është dhe do të mbetet prioriteti kryesor i LAPSH-it.
Po ashtu, i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre, që ky proces të shkojë mirë. Në veçanti, falënderojmë Shoqatën “2 Krenare”, e cila siguroi sallën, si dhe Shoqatën “Iliria Kaufbeuren”, së bashku me afaristin Ilir Martinaj, për donacionin me ushqim!