ASAJ

Argjira (Ari) Ukimeri-Mr.sc. Pedagoge

Shkruan: Argjira (Ari) Ukimeri
Mr.sc. Pedagoge

ASAJ

Ti që troket në mendjen time
Ma mbushë shpirtin plotë gëzim
Je freskim i zemrës sime
Jetës sime i jep kuptim.

Në jetën time Ti bën dritë
Atëherë kur është errësirë
Rrugën time Ti ma shndritë
Në të keqe dhe në të mirë.

Edhe atëherë kur vjen pranvera
Edhe lulet fillojnë të çelin
Aromën tënde ma sjellë era
Kujtimet vetëm në ty më mbesin.

Edhe Hëna po bën dritë
Ja dhe yjet po ndriçojnë
Dielli natën po bën ditë
Me dashuri që na rrethojnë.

Ti nuk e di çfarë është vetmia
Edhe atëherë kur asgjë nuk shkon
Do të mbajë në dhimbjet e mia
Prania jote më shëron.

Kohë e gjatë paska kaluar
Pa u parë e pa u ndie
Mos mendo që të kam harruar
Je e vetmja Dashuri!

Prizren, Mars 2022