Nga Mehmet Bislimi
AZEM BEJTË GALICA
(1889 – 1924)
Azem Bejta i biri i Bejtë Galicës. Lindur në fshatin Galicë të Drenicës në vitin 1889. Rrjedh nga një familje bujare me traditë atdhetarie shekullore. Azemi qysh i ri, duke dëgjuar nëpër odat tona për bëmat e trimave të kohës si: Oso Kukën, Sefë Kosharën, Mic Sokolin, Ahmet Delinë, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit e shumë të tjerëve të cilët po përpiqeshin për një organizim të mirëfilltë mbarëpopullor, në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ai e kuptoi më së çartë fillim e kësaj rrugë, andaj pa hezitim e me përkushtim iu bashkëngjit lëvizjes çlirimtare të tokave të Arbërore. Azemi së bashku me shokë së pari formuan çetat e rezistencës, radhët e armatosura e më pastaj Lëvizja Çlirimtare mori përmasat e kohës që veproi dhe u njoh tërë kohën si Lëvizja anti- serbe dhe anti- pushtuese e Kosovës, si Lëvizje për çlirim e bashkim kombëtarë, të cilës në fillim i priu Shaqir Smaka i Kastriotit të Drenicës. Pas rënies heroike të Shaqir Smakës, për 12 vite me radhë forcave çlirimtare të Kosovë iu prinë atdhedashësi legjendar Azem Bejtë Galica.
Me kalimin e kohës, Lëvizja shqiptare antiserbe dhe antipushtuese në Kosovë, u masivizua dhe u bë gjithëpërfshirëse, ndërkohë që Azemi njihej si krye Komandant i të gjitha çetave nën emrin e ë cilit luftohej kundër pushtuesit serb, në të njëjtën kohë në shumë pjesë të Kosovës.
Azem Bejta para së gjithash, këtë e arriti me autoritetin dhe trimërinë e tij mbështetur fuqishëm ga shokët dhe bashkëluftëtarët e tij. Ai me çetat e Drenicës si të thuash ishte bosht i kësaj ëvizje i cili mbante lidhje të forta më krerët më përparimtare të kohës si: Hoxhë Kadrinë, Hasan ishtinën, Bajram Currin e të tjerë. Ishte një Lëvizje e masave të gjëra popullore, sepse mbronte interesat he aspiratat tona të përgjithshme për liri e bashkim kombëtar. Nga vitet 1920- të Lëvizja antiserbe dhe antipushtuese e Kosovës kulmoi duke u bërë e vetmja forcë reale çlirimtare e kohës. Qeveria e Beogradit u shtrëngua që të mos kursej forcat e xhandarmërisë Serbe për të asgjësuar Azemin dhe bashkëluftëtarët e tij.
Qëndresa stoike e kësaj Lëvizje, mbi të gjitha ishte së Lëvizja ishte me karakter kombëtar e liridashës, në vazhdim, Lëvizja kishte orientim demokratik dhe çlirimtar, prandaj edhe i qëndroj kohës me mbi 12 vite rezistencë!, për këtë meritën më të madhe pa dyshim e kishte Komiteti i Kosovës shtrirë gjithandej dhe drejtuar nga personalitetet e kohës që drejtonin atë.
Krahas luftërave të një pas njëshme që Azemni i bënte kundër pushtuesit Serb, ai dënonte rëndë edhe “hafijet” të cilët po i shërbenin pushtuesit. Këtë Azemi edhe e kishte zbatuar në disa raste, duke i dënuar bashkëpunëtorët e pushtuesit. Në një rast ai kishte dënuar një të tillë që ishte bashkëpunëtor i Kost Peçancit. Azemi kishte marrë të dhëna të sakta se me 29 janar të vitit 1919, Kosotë Peçanci me një tog xhandarësh të regjimentit 21 të divizionit të Prishtinës, do të shoqërohej nga një hafije shqiptar, të cilët do të shkonin në drejtim të Pejës, duke kaluar nëpër Runik. Azemi Bejta me shokë i vunë pritë këtij divizioni, duke e vrarë hafijen shqiptar, dhe duke lënë të vrarë po ashtu edhe 29 xhandar Serb. Ky është vetëm një episod nga dhjetëra e dhjetëra luftëra e përleshjeje tjera të Azem Bejtë Galicës kundër forcave të armatosura e pushtuese Serbe.
Azem Bejta bashkëpunonte ngushtë me shokët e tij që drejtonin masat popullore në krahinat të tjera të vendit si me Sadik Ramën e Gjurgjevikut, Hasan Ferrin nga Plava, Isuf Mehanin e Sanxhakut, Adem Ilazin e Reçakut, Idriz Seferin Moravë-Gjilan, Kalosh Danin e Kërçovës etj. Bashkëluftëtarët e Azemit dëshmonin se në maj të vitit 1919 Azem Bejta, kishte pas veti rreth 8.000 deri 10.000 luftëtarë. Një pjesë syresh në aksionet e para prenë lidhjet telefonike të Mitrovicës me rrethe tjera, si dhe bënë atentat në Naçallnikun serb të Mitrovicës. Më 12 maj të vitit 1924, Pashiq ishte për vizitë në Francë dhe atje e alarmojnë nga Beogradi me anë të telegramit se: “ Popullata e Drenicës me në krye Azem Bejtën janë ngritur në kryengritje dhe çdo hap për të ndërruar diçka, është i kotë!”… Kryeministri Pashiq i kthen telegramin Qeverisë së tij, ku thuhej:
“Të merren të gjitha masat (pa kursyer mjetet), për ta shtypur popullin shqiptar të rebeluar!”.
Këtu shihet qartë se Qeveria serbe me këtë dëshmon yshtjen e papërmbajtshme që të godiste me të gjitha mjetet e veta luftarake kokën e Lëvizjes çlirimtare të Kosovës me në krye Azem Bejtë Galicën- tmerri i pushtuesit Serbe atë kohë!
Azem Bejtën, hordhitë serbe e rrethuan disa herë me qëllim për ta likuiduar si në: Abri, Radishevë, Kotorr, Çiçavicë, Galicë, Has etj. Por Azemi gjithherë doli fitimtar. Veçojmë rrethimin që ju bë më 1920 në muajin shkurt në fshatin Gradicë. Një rrethim i hekurt, luftë e ashpër që filloj herët në mëngjesin e asaj dite nga forca të mëdha xhandarmërish serbe rreth 500 veta. Nga ana tjetër; Azemi me Mehmet Delinë e Radishevës- alias Mehmetin e Vogël, Fazli Beranin, Ajet Çaushin e dhjetëra shokë të tjerë rezistuan tërë atë ditë të ftohtë shkurti, madje duke i lënë të vrarë armikut rreth 30 ushtarë. Azemi me shokë çau rrethimin duke i mbetur një bashkëluftëtar i vrarë, por edhe disa të tjerë të plagosur. Me veprime të matura e të vendosura, Azemi arriti që palën serbe ta bindi se ka të bëj me një forcë reale me të cilën duhet biseduar e dialoguar, pasi që me forcë këtë Lëvizje, nuk e shtypën dot. Si rezultat i tërë kësaj u njoh zona e lirë e Drenicës që nga populli atë kohë u quajt: “Arbëria e Vogël”, kjo marrëveshje ndodhi në qershor të po atij vit, madje kishte edhe një mori zonash të tjera të lira si ajo e Junikut, Hasit etj.
Si gjithmonë, edhe kësaj radhe pushtuesi serb veproi me prapaskenë: Kushtet e marrëveshjes mbi “zonat e lira” ishin që prijësit të merreshin me qetësimin e rendit, që të mos merreshin me aksione të armatosura, që të respektohej marrëveshja mbi “paqen e zonave të lira” etj.
Autoritetet e Beogradit si Neshiq e Vujqiq u munduan që me dredhi të bisedojnë edhe me udhëheqësit e tjerë të çetave si me Mehmet Deliun, Fazli Beranin etj. Por pa sukses. Gjatë kësaj kohe Azem Bejta ngriti edhe kullën në Galicë dhe deri diku respektoj marrëveshjen mbi atë “paqe”… Edhe përkundër këtij pasiviteti të çastit, Azem gëzonte autoritet të gjerë tek masat, sepse gjatë gjithë atyre luftërave me okupatorin Serb, ai kishte dalë gjithmonë fitimtar dhe ishte treguar strateg i mirë, kështu që doli edhe fjala se Azem Bejta po fluturon me kalin e tij, se është i pa kapshëm, se nuk e merr plumbi etj. Ndërkaq populli i thuri edhe këngë lavdie që akoma janë në kujtesën tonë kombëtare si:
… Me dy trima që i ka Shqipnija
si ka mbreti as shtatë krajlia
Azem Bejta Mehmet Delija
me ta në sherr ka ra Serbia
Gjatë tërë kësaj kohe, Serbia bënte plane e veta për likuidimin e krye parëve të çetave dhe për shtypjen e lëvizjes çlirimtare në përgjithësi. Kështu, pushtuesi Serb përfitoj në kohë e me armatimin të rëndë, më 14 korrik 1924 rrethoi Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën. Filloi një luftë e pabarabartë dhe e pa kompromis. Pas një kohe të gjatë rezistence, Azemi me disa shokë arrijnë ta çajnë rrethimin, mirëpo në tërheqje e sipër, në afërsi të fshatit Mikushnicë, Azemi goditet rënde nga një plumb ogurzi. Disa nga shokët e tij vriten e shumë të tjerë i plagosen. Shokët, Azemin e plagosur e marrin mbi supe e diku sigurojnë një qerre me që dhe marrin rrugën në drejtim të Gjurgjevikut e më tej për të shkuar në drejtim të Shqipërisë së pavarur, ku sapo kishte triumfuar Revolucioni Demokratik i qershorit. Këtë e kishte dëshiruar edhe Azem Bejta pasi që paraprakisht ishte njoftuar në detaje nga patriotët demokrat si Hasan Prishtina e Bajram Curri e Luigj Gurakuqi me shokë.
Azemi, kryetrimi i Drenicës dhe i tërë Kosovës në atë luftim, nga plagët e marra, kishte ndërruar jetë, trupin e tij e lëshuan në një shpellë të thellë të fshatit Perqevë, rreth 30 metra.
Vdekjen e tij e mbajtën sekret. Në këtë mënyrë nën emrin e Azemit, vazhdoj edhe për disa kohë rezistenca e lëvizjes çlirimtare. Ndërkaq bilanci i egërsisë serbe mbi “Arbërinë e vogël”, ishte me pasoja të rënda me mbi 75 shqiptarë civil të vrarë, qindra të plagosur, mbi 123 shtëpi të djegura e të bëra rrafsh me tokë së bashku me to edhe Kulla e Azemit, qindra bagëti të grabitura, në mesin e të vrarëve kishte gra, pleq dhe fëmijë…
Nami për Azemin jetoi gjatë edhe pas vdekjes së tij. Lëvizja antiserbe dhe antipushtuese vazhdoi rezistencën nën emrin e tij, nga Mehmet Deliu- alias Mehmeti i vogël së bashku me Shotën duke dhënë kushtrimin:
… “Oooo prite, prite Azem Galicën…” Kujtimi për të do të rrojë për herë.
Lufta e shqiptarëve për Liri dhe Bashkim kombëtar, vazhdon edhe sot me përpjekjet e pareshtura dhe shumëdimensionale të atdhe dhe liridashësve tanë. Azem Bejta me luftën dhe sakrificat e tij për çlirim dhe bashkim kombëtar, zuri vendin e nderit në faqet e historisë sonë më të ndritur e të rimuar sa e sa herë me gjak. Ai ishte dhe mbeti simbol i rezistencës kundër armikut për liri kombëtar, ishte dhe mbeti prijësi i Lëvizjes gjithëpopullore antiserbe- antipushtuese, veprës së tij nderim në nivel kombëtar dhe Institucional.