Këshilla për mësuesit e mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë- mërgatë, të cilët punojnë me tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, të referuar nga mësuesja Aurela Konduri dhe realizuar nga shtëpia botuese “Albas”. Për fëmijët të cilët jetojnë në mjedise të ndryshme shoqërore dhe përballen me sfida të ndryshme të mësimit në gjuhën amtare. Pra, duke parë të nevojshme që gjuha shqipe të jetë e pranishme te fëmijët e mërgatës shqiptare dhe si ta kenë më lehtë të jenë lidhur ngushtë me gjunën amtare, po ju ofrojmë një material didaktik të shoqëruar me video të realizuar nga Yllka Lezo, në bashkëpuni me mësuesen Aurela Konduri.
Mësimin e gjuhës shqipe nuk duhet parë vetëm si lëndë mësimore, gjithsesi që është e rëndësishme, por duhet ta ndiem si nevojë shpirtërore e ndërgjegjeje kombëtare, sepse përmes saj njohim dhe ruajmë gjuhën amtare, identitetin dhe kultivon kulturën, traditën kombëtare shqiptare.
Në ruajtjen e gjuhës amtare rol të rëndësishëm, përpos mësuesit dhe prindit, luan shoqëria dhe shteti; duke u mbështetur në fuqinë institucionale dhe në bashkëpunimin me mësimdhënës, shoqatat dhe prindërit të cilët janë të përkushtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare shqiptare, në mesin e mërgimtarëve. Ajo që vlenë të theksohet se në vitet e fundit janë krijuar tekste të mbështetura në kurrikulën e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, për tekstin “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare”.
E rëndësishme është që mësuesit të synojnë për t’u ofruar brezave të ardhshëm një rrugë të hapur për ata fëmijë që linden dhe rritën jashtë shtetit amë, të kenë kujdes në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të gjuhën dhe kulturën së tyre, shqiptare.
Në vijim do të ndiqni përmes një seri të videove mësimore të realizuara nga Albas, mbi tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”. videosh të realizuar nga Yllka Lezo, në bashkëpunim me mësuesen Aurela Konduri ( diasporashqiptare.al ose portalishkollor.al) .
- këshilla për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.
- për të vazhgduar tutje nga germën A…
(ndiqni videot)