Një ditë shumë e bukur. Një ditë e veçantë ku prindër, mësues dhe nxënës të shkollave shqipe u mblodhën së bashku nën organizimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër dhe Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër duke zhvilluar turneun e shkollave shqipe në Futboll. Një pjesëmarrje e lartë e nxënësve të shkollave shqipe, të cilët kishin ardhur nga të katër anët e Zvicrës për të marrë pjesë. Mbi 300 nxënës të shkollave shqipe iu gëzuan këtij takimi duke dëshmuar edhe njëherë se pikat shkollore në Fehraltorf, në Fahrweid, në Wetzikon, në Neuenhof dhe Spreitenbach të mësueses Qefsere Sejdiu, pikat shkollore në Affoltern, në Regensdorf, në Dällikon, në Neunehof, në Rüti, në Uster në Pfäffikon, në Volketswil, në Spreitenbach, të mësuesit Vaxhid Sejdiu, pikat shkollore në Hunzenschwil, në Birr, në Othmarsingen, të mësueses Nuraj Iljasi, pikat shkollore në Vevey dhe Aigle të mësueses Ardita Abazi – Elezaj, pikat shkollore të kantonit të Zug-ut nën drejtimin e mësueses Lumnije Klinaku – Neziri, pika shkollore në Windisch e mësueses Eshtrefe Nuhiu, pika shkollore në Lozanë e mësueses Anita Duriçi, pika shkollore në Trübach e mësueses Albulena Asani si dhe pika shkollore në Sempach e mësueses Dorjana Çela janë histori suksesi.
Aktiviteti filloi me këngën “Xhamadani vija -vija” ku mbi 300 nxënës të veshur kuq e zi me flamuj kombëtar në duar, nën drejtimin e mësueses Qefsere Sejdiu shkëlqyen para syve të prindërve të tyre, duke sjell një pamje madhështore që rrallë herë ndodhë në aktivitetet shkollore. Pastaj kryetari i UKSHFZ Z. Feti Demolli dhe mësuesi e bashkëkryetari i LAPSH-it Z. Dr. Vaxhid Sejdiu iu dëshiruan mirëseardhje nxënësve dhe prindërve të tyre.
E themi me plot gojën se nxënësit së bashku me prindërit e tyre kaluan një ditë festive “Shqip” në të gjitha pikëpamjet nën hijen e flamurit kombëtar dhe vargjeve të këngës “xhamadani vija – vija/ është Kosova, është Shqipëria” duke sjellë një entuziazëm dhe emocione pa fund tek prindërit e tyre dhe organizatorët. Në fund të turneut të gjithë fëmijëve pa dallim iu dhanë medalje në shenjë falënderimi duke falënderuar prindërit e tyre për kujdesin dhe angazhimin e rregullt ndaj gjuhës dhe kulturës kombëtare. Në të njëjtën frymë ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadë Shqiptare Z. Valon Gashi, konsulli i R. së Kosovës Z. Vigan Berisha, drejtori i TV Syrit Z. Musli Saiti, Z. Riza Demaj, të cilët bashkërisht iu bënë thirrje që sër bashku të angazhohemi në sensibilizimin e prindërve të tjerë, që edhe ata të bëhen pjesë e shkollave shqipe në Zvicër (Marrë nfa FB. Vaxhid Sejdiu)