Doli numri i dytë i revistës “Mërgata” në Gjermani

uraebashkuar.com

Revista “MËRGATA” është një revistë që synon të shtrihet në tërë Gjermanin, e cila në faqet e saja trajton tema të rëndësishme me të cilat ballafaqohet mërgata jonë shqiptare, njëkohësisht dhe pasqyron sukseset dhe aktivitetet kulturore, atdhetare, arsimore, artistike, në letërsisë, filantropi, afarist e deri te ato humanitare dhe në integrimin e suksesshëm të mërgatës shqiptare në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në këtë numër do të keni mundësi të lexoni shkrime të ndryshme me intervista, me afaristin e suksesshëm z.Albert Bucolli; me punën e suksesshme të mjekëve: Halil Krasniqi dhe Hamit Manxholli, të veprimtarit të dalluar Bibë Nokaj. Po ashtu në këtë numër do të njiheni me  instrumentisten dhe këngëtaren Hava Bekteshi, me arkitekten Alba Krasniqi dhe do të njiheni me sfidat e shkollës shqipe në Heilbron, ku dhe do të lexoni për krijuesit “Sofra Poetike” etj.

Revistës “MËRGATA”  do të jetë një revistë informuese, e cila mërgatës shqiptare i ka munguar për shumë kohë. Por, tash e tutje mërgata shqiptare në Gjermani ka këtë përvilegj që ta ketë në dorë revistë, “Mërgata”, e cila është sa informues aq edhe kombëtare.

Revistë i trajton problematikat e bashkëkombësve: të kulturës, art, shëndetësi, humanitet, e deri te shëmbëlltyra e bashkëkombësve tanë që kanë treguar në të gjitha fushat zotësinë e tyre, si shkrimtarë, arsimtarë, krijues, afaristë, mjek etj. Revista në faqet e saja do t’i jap një rëndësi të veçantë shkollës shqipe me mësim plotësues dhe shoqatave kulturore, të cilat mbajnë gjallë frymën atdhetare e kulturore në mërgim.

Revista “MËRGATA” ka një stafe profesionistë, me shtëpi botuese “Lena Graphic” në Prishtinë, me kryeredaktor dhe përgjegjës Argjend Hasani, shkrimtari dhe publicisti.