I thonë një fjale:
Punën e beje Unë, meritat i merr Ti..!!
punën e bënë të tjerët, meritat i merr tjetër kush!
Ne Hora u mbajt një eveniment internacional te botes shqiptare, ndoshta këtë gjë pak e kuptuan.
E kam ndjekur qe nga fillimi projektin me iniciativën e shoqatës “Horës se Skënderbeut”, mbi përcjelljen e shtatores gjigande te Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, te skulptorit Gëzim Muriqi, qe nga momenti i projektit te tij deri ne realizimin e saj me date 30 Gusht ne Hora te Arbëreshëve ne Sicili…e, dua te shtoj që në fillim qe me sa di unë shteti shqiptar nuk dha asnjë gram ndihme konkrete për te përcjellë këtë shtatore, por kjo u krye fale një shoqate e quajtur “Hora Skënderbeut” donatore me ndihmën e emigranteve neper botë qe i dorëzoi Horës me sukses këtë vepër gjigande.
Ne këto rreshta nuk do te ndalem te përmend as ato figura te shquara qe u përmendën nga Kryetari i komunës zoti Petta, te përfshirë ne Konferencën mbajtur prane komunës se Hora e Arbëreshëve, ku çdo gjë u organizua nga nikoqiri i shtëpisë e s’kam ç’të shtoj, as nuk do te ndalem ne atë polemike përsa i përket disa prej simboleve qe ka përdoru skulptori Gëzim Muriqi ne veprën e tij, sepse ne rradhë te parë nuk jam kritike arti ku duhen kompetenca, dhe si e tille nuk dua te bëhem as qesharake e as preh e lojërave politike ku shpesh herë me hire apo pa hire do te ndjekësh atë aksiomën ku 1 +1=3 apo sfere e atij boshti te teoremës: Thirri derrit Dajo”…
Por dua te shtoj atë shirit, ku shume individë disi ” te dukshëm” ne kontributin e tyre u kthyen ne “invisibile”..
Strukturat shoqërore, ne vlerësim e njerëzve te punës kane patur gjithmonë hapësirën piramidale.
Ne ato tavolinat gjerarkike ku nastradini yne thoshte:
“Ha binish mish”….ku edhe prifti kërcen nga belaja..
Tavolina te tilla jane ndryshe nga ajo e tavolines rrumbullake Artur, ku te gjithë janë te barabarte, e ku, gjendet ajo “gota e shampanje” virtuale e shpirtit fale te atij e protokolli për ata njerëzit e vyer te cilët duhet te ishin përfshirë, për kontributin e tyre ne boten arbërore. Nuk janë shume, janë pak, por qe jo gjithmonë ka tepër kohe për ta, sepse shpesh skenën e mbajnë ata qe iu jep gishtin te marrin krahun.
Kjo dobësi bene qe ne këtë eveniment internacional shume autoritete te “eklipsohen”.
Kishin ardhur me dhjetëra e dhjetëra shoqata si ajo e Lidhjes Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë e drejtuar me poetin Zoti Musa Jupolli me te shoqen te cilet mbështesin me mish, shpirt botën arbëreshe.
Musa mbante ne duar librin e At Belluscit te cilën e kishin nxjerre ne kohe rekord dhe as emrin nuk ua përmendi kush!..
Aty ishte edhe zonja Shukrije Ramadani, përfaqësuese e Ambasadës së Kosovës ne Zvicër, e shoqja e komandantit Agim Ramadani, një grua e thjeshte dhe fisnike, por edhe ajo u anashkalua disi.
Aty ishin përfaqësues si prof Hazir Mehmeti studiues, përfaqësues i shoqatës ne Austri, mbështetës i botes arbëreshe por edhe ai si thotë ” Likja” u la si Lipe-shtogu prapa liste
Kishin ardhur nga shume kontinente si: Kanada, përmendim Dr Ruki Kondaj, e cila futi ne parlamentin e Kandas promovimin e botes Shqiptare dhe atë Arbëreshe dhe dallohet per një kontribute te jashtëzakonshme.
Kishte ardhur nga Franca një vajze e re, mësuese ne konservator, dhe mbështetëse e kulturës Arbëreshe bukuroshja dhe artiste Fatjona Matraku e cila kishte harxhuar kohe, dhe përgatitur për një koncert mes miqve te saj ne Hora te Arbëreshëve, dhe iu ishte anuluar ky koncert me piano.
Por, dua te ndalem tek ajo ngjarje e bukur, ne atë Horën e mrekullueshme ku te gjithë se bashke përjetuam ato emocione, alkimi e gjakut te shprishur dhe “mërgimtarëve modern” ku Hora i ngjante një Feniksi ne flak me dëshirën e përjetshme per tu ringjallur. Por Hora ne veten e saj është epidemike di te hap krahët e saj dhe di te mbledhi vëllezërit e motrat me te njëjtin gjak…qe flasin te njëjtën gjuhe.
Ne këtë manifestim kishin ardhur shume mërgimtarë qe vinin për here te pare. I shikoje sepse iu ndrinin sytë nga gëzimi.
Takova mësues te diasporës, si Nustret Derguti, i cili sapo kishte dale ne pension, dhe i emocionuar si kurrë u tregua i gatshëm për te qene krahë vëllezërve Arbëresh për çështjen e shkollës dhe mësimit te gjuhës
Ishte familja komplet e Veli Berishes, e Dan Morines, me familjen e tyre te mrekullueshme,
vajzat e djemtë e apostullit Rexhep Rifati, Teuta Kerhani-Rifati me motra, vëllezër, simdhe vajza e arkitektes dhe poetes Shqipe Bytyqi
Prezent si gjithmonë mjeku Faik Elezi se bashku me te shoqen e tij, ne boten arbëreshe sa here qe flitet për Gjergj Kastriotin.
Lec Rexhei Leci, si dhe shume djem e vajza shqiptar te Kosovës me entuziazmin e tyre qe i dhanë adrenaline, energji këtij evenimenti
Te me falin te tjerët qe nuk përmenda emrat, te cilët edhe pse nuk ishin pjese e një protokolli ne konferencën e mbajtur nga kryetari Petta , gjë e cila me At Belluscin kjo nuk do te ndodhte kurrë sepse At Belluscit donte te dinte deri ne minutën e fundit kush ishin përfaqësuesit dhe i merrte një nga një dhe i falënderonte ashtu saç i ka hije mikut te respektohet.. dhe këtë gjë kryetaret e bashkive Arbëreshe duhet ta marrin si shembull prej tij.
Sikur mos te mjaftonte me kaq, si I thone asaj fjale: Mire gomari na ngordhi, por nuk na lenë as mizat rehat…shpërthejnë ne disa rrjete sociale shqiptare ku përdhunohet nje pune kolosale e bërë me shume sakrifica nga diaspora!
Qe ne shqiptaret edhe Perëndisë me te mire ne absolute i nxjerrim defekti këtë e dija, por te politizosh një shtatore me figurat politike te Shqipërisë, ku ne këtë rast shteti shqiptar i Shqipërisë nuk hyn fare, përveç prezencës simbolike te zonjës Parlamentare Elisa Spiropali, kësaj i thonë siç thotë populli , “s’ka b..th te rri”
Shtatorja Vigane me stilin e tij “gjigand e Viking” i shton akoma dhe me tepër potencën heroit tone arbëror.
Arti është subjektiv, dhe behet me sytë e piktorit e jo me sytë e tu, por mund te behet edhe me vizionin tënd, me kritiken tende por brenda asaj zone ku nuk preket dinjiteti i tjetrit, ku nuk kalohet ne ofendime!
Arti nuk është instrument dogmatik(se ndryshe nuk është art)
Jemi pjesëmarrës te kritikes por nuk jemi askush qe te gjykojmë!
Mjaft gjykuam se nxjerrim vetëm injorancën!
Vëllezër shqiptarë, te Shqipërisë qe iu ka merre mendjen politika, mësohuni qe ne jete ka edhe te jesh ” Donator ” për te mirën e kombit.Mësohuni qe ne jete ka edhe Art dhe se Arti nuk ka pasaporta, nuk ka kufij, dhe se Gjergj Kastrioti, quajtur “Skënderbeu “do ti apo nuk doni ju është heroi i kombit!
Me parlamentaret tuaj mund te bëni c’te doni, i keni zgjedhur vet, por mos OFENDONI INTELIGJENCEN E POPULLIT ARBERESH, te cilët e pranuan me dëshirën e tyre këtë dhurate nga emigrantet shqiptar te Kosovës, te cilët ngushtuan buxhetin e tyre, morën rrugën dhe kaluan çaste te lumtura me vëllezërit e tyre Arbëresh, dhe rriten bashkëpunimin, vëllazërinë, midis dy vëllezërve me , me te njëjtën gjuhe, me gjak te shprishur neper bote!
Arti është estetik mund te pëlqej apo mos te pëlqej. Arti është ide, dhe idetë provokojnë, hapin mendime, kontraste, por askush nuk ka te drejte te shtypi ato…
Ta transformojë atë si përdorim per çështjet e veta politike kjo do te thotë hegjemoni kulturave, është krim për artin!
Për ndihmesën e madhe të dhënë ne këtë ceremoni dua te falënderoj shoqatën “Hora e Skënderbeut”: Veli Genc Berisha , Da Morina, Adnan Asllani, mikun Rexhep Rifati, e shume vëllezër te tjerë shqiptar te Kosovës ne mërgim, qe i pash te lodhur, te dërrmuar, por nuk humben kurrë as logjikën dhe as buzëqeshjen.
Ishin dinjitoz ne performancen e tyre.
Një përshëndetje te madhe grupeve “Shota”, “Lyra”, “Bashkimi” etje qe ishin asamble vërtet me një profesionalitet te larte dhe me shpirtin artist qe na bene për vete e na rrengjethen mishin
Rrofshin mërgimtarët shqiptare te Kosovës, ne Zvicër, Gjermani, Austri, e gjetke, qe nuk u kursyen dhe mbërritën te Hora e Arbëreshëve, dhënë me te mirën e mundeshe dhe mbi te gjitha i dhanë çaste jete abreshëve te Hores se Arbëreshëve ne Sicili te cilat me shume sakrifica mbajnë gjallë gjuhen, kulturën, traditën si askush tjetër!
Ornela Radovicka, Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe e themeluar nga At Bellusci (nga Rifat Rexhepi-Prointegra)