Nga Ylli Meçe
Një nder problemet me te mprehta te shfaqura kohet e fundit të cilat në vorbullën e tyre kanë përfshirë gjithë shoqërinë shqiptare pa diskutim qe janë çështjet “Bejleri” dhe “Dritani”, por që përtej horizontit të dukshëm të këtyre individëve po konfigurohen qëndrimet politike, diplomatike, herë-herë buzëqeshje por më shumë kërcënime. Pra shkurt mbas veprimtarisë së këtyre individëve vërejmë një rritje tensioni dhe ethe të mëdha që kanë përfshirë si Greqinë, Serbinë, Shqipërinë, Kosovën ashtu dhe vet Evropën. Të dy problemet “Bejleri “ dhe “Goxhaj” në fakt vendosin në balancë qëndrimet jo vetëm ballkanike dhe marrëdhëniet e shteteve me njëra tjetrën të këtij gadishulli, por dhe vet Evropën, nëse është më ajo e dikurshmja po aq reaksionare ndaj popujve apo është demokratizuar? Po Qeveritë aktuale të vendit tonë (Unë them vendit tonë sepse përfshi këtu dhe Kosovën dhe ta marrin vesh te gjithë se nuk e njoh aspak Kosovën shtet por e njoh Shqipëri).
Le ta fillojmë me çështjen “Bejleri”, të cilës i Greqia po u bie me të madhe tam-tameve : Së pari Qarqet shoviniste greke madje dhe të gjitha qeveritë që nga koha e Mbretit Konstandin m[ 1940 ende nuk e kanë bërë publik ne popull dhe ne organet n/kombëtare vendimin e vitit 1987 për heqjen e “Ligjit te luftës me Shqipërinë”, Greqia aktualisht jo vetëm se nuk e ka bërë këtë gjë por ka mobilizuar diplomacinë e vet, atë evropiane dhe më gjerë se gjoja Shqipëria ka shkelë të drejtat e minoriteteve. Pra Greqia, Himarën e konsideron si një vend të banuar nga grekërit dhe jo shqiptarët dhe për analogji ajo sikurse ka ravijëzuar idetë e saj të çmendura nënkupton se i gjithë jugor me piken Horizontale Himarë- Korçë është “Vorio epir”. Së dyti personi në fjalë ka qenë i akuzuar si nga ne ashtu dhe nga vet Greqia( ne fakt ajo e ka bere për show), për masakrën e Peshkpisë dhe po kjo Greqi e nxjerr të pa fajshëm. Qeveria shqiptare heshti si në rastin e pare ashtu dhe në të dytë, heshtje kjo që do të thoshte se “Bejleri” është figurë e pastër. Greqisë u intereson “Bejleri” sepse pa as me te voglin dyshim ai është rekrutuar dhe si agjent i ASFALI-së greke duke furnizuar me informacione spiunazhi zbulimin grek, në interes te Greqisë dhe në dëm të Shqipërisë. Po a i di Evropa këto? Sigurisht që i di dhe si zakonisht ajo anon nga marrëveshjet e hapura te 1913 apo te fshehta te 1915 ku Shqipërinë e kishin planifikuar te ngelej si dhe sa një principate (Si ajo e San Marinos ), muzeale, të një populli që duhej të ruhej ne hartë vetëm për qëllime historike meqenëse ka një gjuhe të veçante, thjeshtë një shtet “relik e demostrativ” për antikitetin e vet.
Në rastin konkret nëse Evropa përkrah Greqinë duke e ditur problemin dhe ëndrrën e çmendur”vorio- epiriote” ajo thjeshte e në heshtje i ka dhënë miratimin, sikurse i dha te drejtën që në kuadrin e NATO- s të na ruaj nga ajri. Nga kush do na ruaj Greqia, mos vallë nga vet Greqia ? Përse shefi i NATO-s nuk i kërkon që ta beje publike heqjen e “Ligjit të luftës me Shqipërinë” dhe pretendimet territoriale te saj ndaj vendit tonë? Pra shkurt Evropa është kundër shqiptarëve teksa bythëshqyerit tanë rendin lartë e poshtë dhe nuk mbajnë qëndrime të prera madje dhe të rrepta duke e deklaruar hapur se qëllimi i Greqisë nuk është Bejleri…por Jugu i Shqipërisë.. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për çështjen “Goxhaj Dritan”. Është Evropa ajo e cila po luan një rol tejet reaksionar duke u fërkuar kokën Serbisë po aq shoviniste sa dhe vet Greqia. Dhe për të anatemuar luftën e shqiptarëve te Kosovës për liri e pavarësi ka vite që po thërret me radhe thuajse me të shumtën e komandanteve te njësive ushtarake për çlirimin e Kosovës për të deningruar jo ata, por luftën tonë gjakun tonë dëshmorët tanë, për ta paraqitur këtë luftë, sikur te na qënkish organizuar drejtuar dhe realizuar nga banditë mafiozë e kaçakë të pa shpirt të cilët na paskan bërë krime të mëdha kundër njerëzimi.
Në fund të fundit Haga u ngrit për të gjykuar krimet e ushtrisë fashiste të ish Jugosllavisë. Përse Haga përshembull nuk thirri komandante e çlirimtare nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja, por thirri vetëm Komandantet e UÇK-se ? Sepse Serbia hoqi dorë nga këto vende ngaqë dihet dhe njihet autoktonia e tyre, teksa Kosovën e quan te veten qysh prej shekullit te Xlll – XlV-te . Evropa de fakto me thirrjen e militantit atdhetar Dritan Goxhaj ne Hagë do dhe të përligj idenë reaksionare te Dick Martyt i cili de fakto është zëri i megafonit më reaksionar evropian. Po si është e mundur që autoritetet tona të Kosovës por dhe të Shqipërisë të shprehin gatishmërinë që Dritani ( sikurse para tij me dhjetëra te tjerë si Limaj, Haredinaj, Veseli, Thaçi Mustafa e tjerë) ti nisë drejt Hagës? Pse mos vallë ne lejen për te kërkuar lirinë tonë nëpërmjet grykës se pushkës ja kërkuam Evropës ? Pa me thuaj ti putana plakë cilit shtet ti i ke dhënë lirinë dhe pavarësinë dhe cili ka qenë ai vend ne botë që lirinë ja kanë falur?! A nuk e di ti bashkë me bythëshqyerit tanë që nuk kanë aspak idenë e luftës çlirimtare , se pa një disiplinë to fortë dhe pa nje zemër te madhe luftarake por dhe njerëzore liria nuk mund te fitohet?!
Pa me thuaj ti zuska plakë qe mban te koka e krevatit tënd te orgjisë rregullat e shkërbythjeve, a ka ushtri që të fitojë nëse në radhët e saj nuk ka disipline dhe rregull dhe rregullore?! Por ti me një gur kërkon te vrasësh dy zogj.. jo vetëm te poshtërosh luftën tonë dëshmorët tanë dhe komandantët tanë, pra me nje fjalë luftën e çdo populli që lufton për liri e pavarësi, por nga ana tjetër kërkon të marrësh dhe vjedhësh gjakun tonë duke tjetërsuar fitimtarin, për t’u hequr se ishe ti ajo që na dhe liri bashkë me NATON. Mblidhe mendjen zuskë e qëmotit ish gjaku ynë ai qe u derdh dhe asnjë nga ushtaret e tu, madje ti çirrje faqet e vure kujën duke na porositur. Kujdes Shqiptarë mos e ktheni Ballkanin në fuçi baroti.
Ishe ti ajo qe doje te përjetësisht pushtimin tonë nga Serbia dhe ndaj na thoshe qe te luftojmë “separatizmin”( ndarjen) nga ish Jugosllavia, pra ishe ti ajo qe doje te na mbaje nen thundrën e shovinizmit serb, sepse ruaje me fanatizëm te madh te dashurin e zemrës tënde Rusinë që bashkë me të prostituoje natën teksa ditën ankoheshit për njeri tjetrin, si të pa aftë për punët e fëlliqura. Ja të tillë je ti Evropë teksa bythë shqyerit tanë të bëjnë temena dhe në vend te përkujdesen për veten të bëjnë ty freski te bytha duke sakrifikuar bijtë e popullit ata që duhet te vendosen në panteonin e nderit ! Nëse do të ndodhë me të vërtetë një luftë e re Ballkanike në mënyrën më të padiskutueshme duhet ta kuptojë çdo kush se shkaktare e trazirave të urave të ndezura do te jete kurva plakë me emrin Europa (madje dhe këtë emër e ka te marrë nga Greqia e lashte) -Radio Kosova e Lire