Fjala e Ramadan Avdiut në ditën e zbulimit të pllakave nderimore dhe të manifestimit në Ajvali

nderuar pjestarë të familjeve të heronjëve
I nderuar Kryetar i Shoqërisë LËVIZJA z.Xhevat Bislimi
I nderuar komandat i parë i Brigadës 153 të UÇK-së z. Fatmir Sopi
Të nderuar bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë
Të nderuar të panischem

Zonja e zotrinjë
Duke iu falënderuar për praninë tuaj sot këtu në këtë manifestim, solemn, modest por shumë domethënës iu përshëndes përzemërsisht të gjithëve, e veçënarsiht veprimatrët dhe luftëtarët, të cilët me heroizmin, guximin dhe sakrificën e tyre vepruan, luftuan e nuk u ndalen deri në flakjen e vargojve të robërisë, duke e dëbuar pushtuesin serb nga trojet tona dhe duke e hapur perspektivën e lirisë dhe të pavarësisë për atdheun tonë.
Sot këtu në Hajvali dhe vendbanimet përrreth saj, po shënojmë shtëpitë dhe familjet që ishin baza të sigurta të veprimatrisë së Lëvizjes çlirimtare, ku u zhvilluan aktivitete çlirimtare dhe u pregaditën luftëtarët e lirisë të cilët në momentin e duhur iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me përkushtim luftuan për çlirimin e atdheut.
Veprimatrët e organizuar në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës duke ndjekur shembullin e heronjëve dhe dëshmorëve, me disa prej të cilëve si ; Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun Xhveat Qerimin, Ismet Krasniqi e Rrahman Bahtirn kishin pasur rastin të njihen në demonstrata e në zjarrin e luftës, si të rinjë ishin kalitur nepër manifestime të protestës, kishin krijuar në vete përvojë e pjekuri organizative dhe urrejtje të madhe për armikun. Ata edhe në kohën kur pjesa dërmuese e shoqërisë sonë kishte rënë në letargji dhe ishin skeptikë se do të kemi mundësi të ballafaqohemi me okupatorin, nuk u ndalen, por kishin në vete besimin e patundur se me vendosmëri dhe të bashkaur rreth idealeve të lirisë mund të bëjnë edhe të pamundurën.
Sot në shenjë falënderimi e mirënjohjeje për kontributin e dhënë në shërbim të rezistencës e të luftës po shënojmë shtëpitë e veprimatrëve ; Islam Idrizi, Shukri Rafuna, Qerim Haxholli, Agim Latifi, Fatmir Bislimi, Lulzim Gashi, Remzi Cakolli, Jakup Demolli, Behlul Makolli dhe Halil Krasniqi.
Veprimatrët në fjalë dhe familjet e tyre që nga fundi i viteve të 80-ta, i hapën dyert, sofrat dhe zemrat për të gjithë ata që ishin të gatshëm të punojnë, rezistojnë dhe luftojnë për liri.
Angazhimi dhe kontributi në rrugën e lirisë në ato vite nuk ishte i lehtë. Ishte rrugë me shumë peripeci, vështirësi e rreziqe të mëdha, që kërkonte guxim, përkushtim, vetmohim e sakrificë.
Populli ynë gjatë gjithë periudhës së robërisë që nga viti 1912, madje edhe më herët që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kishte bërë përpjekeje në të gjtha format për të kundërshtuar pozitën e tij prej të robruari. Rezistenca antipushtuese ne periudha të ndryshme ishte shtypur brutalisht nga regjimet okupatore.
Çdo periudhë historike i kishte protagonistët e vet. Edhe pas luftës së dytë botërore shqiptarët përjetuen gjenocid nga brigadat e ushtrisë jugosllave. Përveq ndjekejeve e vrasjeve masive të shqiptarëve një pjesë e konsiderueshme e popullit tonë u dëbua në Turqi dhe vende të tjera në të katër anët e globit.
Arrestimet, dëbimet dhe vrasjet e veprimtarëve e ngadalësonin organizimin antipushtues, por nuk arrinin ta ndërprenin atë.
Lëvizja antipushtuese mori hov me formimin i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e shqiptarëve nga Adem Demaçi në vitin. Rezultat i aktivitetit të veprimtarëve të LRBSH-së, ishin demonstratat e vitit 1968 …
Pas demosntratave të viti 1968 lindin shumë grupe e organizata antipushtuese të cilat veprimatrinë e zhvillonin në mënyrë të fshehtë q$e komunikonin pak me njëra tjetrën. Demostratat e viti 1981 janë edhe uvertyra e organizimit antipushtues. Pas demonstratave të vitit i 1981 grupet dhe organizatat u bashkuan dhe themeluan Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi e cila u bë boshti i organizimit antipushtues. Lëvizja Popullore e Kosovës deri në vitin 1989 ishte organizata e vetme antipushtuese e cila në formë të organizaur punonte për të ngjallur revolten antipushtuese. Të gjitha manifestimet e protestës dhe rezistenca e pjesës së robërur të popullit shqiptar kundër pushtuesve lidhen me veprimtarinë LPK-së.
Pas ndryshimeve në kampin e vendeve të bllokut socialist, erdhi deri tek formimi i partive politike edhe në Kosovë. U krijuan rrethana më të favorshme se para vitit 1990 për debate, por jo edhe për veprim. Tani më debatet që i zhvillonte Lëvizja nga fshetësia pas krijimit të rrethanave siq thuhej për shprehje të mendimit të lirë zhvilloheshin lirshëm madje edhe nepër mediume publike.
Pra u krijuan rrethana që mund të flisnim kundër okupatorit dhe nuk arrestoheshim. Por Serbia nuk e toleronte veprimin konkret kundër saj.
Ne veprimtarët e organizuar në kuadër të Lëvizjes , vazhduam veprimin antipushtues duke e ngritur shkallën e rezistencës në nivele të tjera dhe si pjesa më e ndërgjeshme e kombit e kishim të qartë se vetëm me fjalë e debate nuk do të mund të çlirohemi. Aq më tepër kur vërheheshin haptas ambiciet shoviniste e hegjeminste serbe.
Prandaj menduam dhe instruktuam veprimatrët më të devotshëm, të shtojnë radhët e organizuara dhe të fillojnë të prgaditen për faza të reja të luftës. Veprimatrët e Këshillit Popullor në Hajvali punuan me përkushtim në këtë drejtim dhe secili anëtarë kishte krijuar nga një bërthamë e cila ishte e gatshme të hidhet në veprim.
Në shtëpitë dhe familjet që po i nderojmë sot u krijuan njësitet e para të armatosura të UÇK-së në Hajvali dhe rrethinë. Të gjithë anëtarët e bashkaur rreth veprimatrëve të Lëvizjes morën formimin bazik ushtarak përmes ligjeratave të mbajtura nga Rrahman Bahtiri, Shemsi Veseli dhe Zijadin Hoxha. Ata të gjithë u angazhuan në radhët e Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës.
Rezistenca gjithpopullore antipushtuese, vendosmëria e luftëtarëve të UÇK-së për të luftuar deri në sakrificë sublime si komandanti Legjendar Adem Jashari në njërën anë dhe gjenocidi serb i ushtruar kundër popullatës civile shqiptare, bëri që edhe bashkësia ndërkombëtare dhe NATO të godasin Serbinë dhe të na ndihmojnë që ne të fitojmë lirinë tash e 25 vjet !

Të nderar pjesmarrës

Shoqëria Lëvizja dhe Shoqatat e tjera atdhetare të dala nga rezistenc dhe lufta çlirimtare kanë për objektivë të evidetojnë dhe të shënojnë të gjtha bazat e Lëvizjes çlirimtare dhe të nderojnë e falënderojnë familjet që me gjithë çka patën u vunë në shërbim të lutës dhe të lirisë, në mënyrë që atë angazhim e përkushtim të mos i mbulojë pluhuri i harresës.
Secila nga familjet e nderuara dhe secili veprimtar e luftëtarë është histori në vete, veprat e të cilëve duhe të nderohen e ndriqohen, sepse duhet ta kemi parasyshë thënien e njohur se kush harron i përsëritet historia !
Prandaj shoqëria jonë duhet të jetë përjetësisht mirënjohëse ndaj luftëtarëve dhe sakrificës në luftë për liri sepse falë angazhimit, kontributit dhe vetmohimit të veprimtarëve e luftëtarëve e kemi shtetin, lirinë dhe të mirat që po i gëzojmë të gjithë.
Lavdi heronjëve dhe dëshmorëve të kombit !

Respekt dhe nderim deri në përulje për të gjithë ata që u angazhuan luftuan dhe fituan !

Ju falemnderit