Kryesia e Shoqatës “Nazmi Ukzmajli” në Abensberg me rrethinë (landi i Bavarisë), i fton të gjithë bashkëkombësit që të bëhen pjesë e thirrjes së të gjithë atyre prindërve që i kanë fëmijët për shkollën shqipe, le t’i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, sepse përmes mësimit të gjuhës ruajmë gjuhën amtare dhe identitetin.
Mëtej kjo shoqatë ju drejtohet nxënësve dhe prindërve se mësimi i gjuhës shqipe fillon në mesin e shtatori, një javë më vonë se mësimi i rregullt, atë kohë dhe kur do të dal me njoftim LAPSh-i. Por, për ne si komunitete duhet të jetë shqetësuese fakti se mësimin në gjuhën shqipe po e vijojmë me një numër shumë të vogël të nxënësve shqiptarë, krahasim me numrin që duhet të jetë. Prandaj, ne si Shoqatë ju bëjmë thirrje prindërve, që fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në shkollën shqipe; krahas mësimeve në shkollat e rregullta munden ta vijojnë edhe mësimin në gjuhën shqipe pa problem. Vijimi në mësimin plotësues në gjuhën shqipe nuk i pengon, përkundrazi i bënë edhe më të guximshëm dhe të ditur e krenar me gjuhën e tyre të atdheut.
Neglizhenca sot, nesër mund t’ na kushtojë shtrenjtë, sepse asimilimi lehtë mund të na futet në shtëpitë tona, siç edhe i ka ndodhë nëpër shekuj kombit tonë, thanë kryesuesit e Shoqatës “Nazmi Ukzmajli”.
Në thirrje kjo shoqatë ofron adresën ku të drejtoheni për regjistrimin e fëmijëve tuaj, për vitin shkollor 2023/24. Njoftoheni se mësimi mbahet çdo të premte nga ora 14:45-16:45, në adresën:
Inlingua Abensberg
Osterriedergasse 6
93326 Abensberg
Mësimdhënës
Alban Krapi